TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Milanoviq: Marrëzira pretendimet se Kroacia, Shqipëria e Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Milanoviq: Marrëzira pretendimet se Kroacia, Shqipëria e Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka deklaruar se pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë janë “marrëzira”, duke theksuar se me njerëz që përhapin narrativa të tilla është vështirë të ndërtohen marrëdhënie normale dhe miqësore.

“Kroacia askënd nuk e sheh si armik, dhe shpresoj që as ne askush nuk na sheh seriozisht si armik, përveç atyre që flasin marrëzira se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë. Me njerëz të tillë është vështirë të punohet dhe të ndërtohen marrëdhënie normale e miqësore, të cilat i synojmë”, tha Millanoviq në fjalimin e tij me rastin e shënimit të 35-vjetorit të themelimit të Brigadës së Tretë Gardiste të Ushtrisë Kroate “Kune

Ai shtoi se Kroacia dëshiron të ndërtojë raporte paqësore dhe të qytetëruara me fqinjët, në dobi të ndërsjellë.

“Ne e dimë kush jemi, e dimë për çfarë jemi të aftë, e dimë se nuk kemi armiq dhe se duam të ndërtojmë marrëdhënie paqësore e të qytetëruara në dobi të ndërsjellë dhe të gjithanshme”, potencoi presidenti kroat.

Duke folur për marrëdhëniet rajonale, Millanoviq theksoi se në kohën kur bota po përballet me zhvillime të paparashikueshme, Kroacia duhet së pari të rregullojë çështjet e brendshme dhe më pas raportet me fqinjët.

“Kroacia duhet ta rregullojë shtëpinë e vet dhe të përpiqet t’i rregullojë marrëdhëniet me fqinjët, me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, si dhe statusin e popullit kroat në Bosnje e Hercegovinë”, u shpreh presidenti kroat, Zoran Millanoviq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Senatori amerikan: Plani i Trumpit për Iranin rrezikon përshkallëzim shkatërrues

Senatori amerikan: Plani i Trumpit për Iranin rrezikon përshkallëzim shkatërrues

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KRK kërkon falje për mesazhet drejtuar familjarit të Arlinda Zekajt, shqyrton mundësinë e faljes së kredisë

KRK kërkon falje për mesazhet drejtuar familjarit të Arlinda Zekajt, shqyrton mundësinë e faljes së kredisë

Protestë edhe në Mitrovicë për Arlinda Zekaj

Protestë edhe në Mitrovicë për Arlinda Zekaj

​Gërvalla e Sveçla sot flasin për rastin e Arlinda Zekajt, në të njëjtën orë protestë para Qeverisë

​Gërvalla e Sveçla sot flasin për rastin e Arlinda Zekajt, në të njëjtën orë protestë para Qeverisë

​Mot i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë, temperaturat deri në 15 gradë

​Mot i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë, temperaturat deri në 15 gradë

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën