“Derby della Madonnina” i ka takuar skuadrës së Milanit.
Milani të shtunën mbrëma e mposhti Interin me rezultatin 3:1, në ndeshjen kryesore të xhiros së dhjetë të Serie A.
Milani, me këtë fitore, i ka shkaktuar Interit humbjen e parë të edicionit.
Të katër golat e takimit u shënuan që në pjesën e parë.
Christian Pulisic e kaloi në epërsi Milanin në minutën e katërt. Gjashtë minuta më pas, Adrien Rabiot, i dyfishoi shifrat.
Interi në minutën e 22-të e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e shënoi Alessandro Bastoni.
Për 3:1 shënoi Diego Moreira në minutën e 43-të. Mesfushori belg realizoi supergol nga goditja e dënimit.
Ardon Jashari u paraqit nga minuta e 83-të te “kuqezinjtë”.
Interi është i dyti me 25 pikë, aq sa ka Lazio që prinë. Milani ka katër pikë më pak që po ashtu është lartë në tabelë.










