TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miftaraj thotë se Prokurorisë në Hagë i ka rënë poshtë çështja kryesore

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Miftaraj thotë se Prokurorisë në Hagë i ka rënë poshtë çështja kryesore

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se pasi që ka rënë qëllimi kryesor i Gjykatës Speciale, që ka qenë hetimi i pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty për trafikim organesh dhe për ekzistimin e ‘shtëpisë së verdhë’, tashmë kjo gjykatë po merret vetëm me çështje periferike.

Miftaraj ka thënë se  Gjykata Speciale duke u marrë me çështje periferike do të përfundojë me gjykim maratonik që sipas tij, do të zgjasë së paku dy vite.

“Qëllimi i themelimit të Gjykatës Speciale ka qenë hetimi për pretendimet e Dick Martyt, ku na kujtohen ‘shtëpia e verdhë’ dhe për trafikimin e organeve. Thelbi për të cilën është themeluar kjo gjykatë do të thotë që veç ra. Siç duket Prokuroria duke rënë çështja kryesore, tani është duke u marrë me çështje krejt periferike dhe ne do të ballafaqohemi me gjykim maratonik që do zgjasë së paku dy vite dhe për dy vite prokuroria do të provojë që përmes dëshmitarëve, viktimave të na informojë për të gjitha ato masakra që kanë ndodhur në Kosovë”, ka thënë drejtori i IKD-së në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Miftaraj ka thënë se për gjatë dy viteve të gjykimit çdo seancë do të jetë e ndjeshme.

“Ne duhet të kemi respekt të jashtëzakonshëm për të gjitha viktimat e krimeve të luftës që kanë ndodhur në Kosovë e që në rastin konkretë 24, 25 vite pas përfundimit të luftës ne do të shohim për dy vite që do të bëhet lajm në mediat botërore çdo seancë, ku do të ketë seanca shumë të ndjeshme, sepse një viktimë e krimit a po një familjarë e viktimës së krimit si dëshmitarë kur ti tregon ato ngjarje që mund të jenë kryer nga kushdo e nuk duhet të harruar faktin që në një situatë kur në vitin ‘98, ‘99 në Kosovë ka qenë një territor ku nuk e ka kontrolluar as UÇK, e as ushtria jugosllave si duhet, mundësi që kjo të keqpërdoret nga shërbimi sekret serb apo nga shteti vetë serb kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha”, ka shtuar ai. /teve1.info/

Tags: Ehat MiftarajGjykata SpecialeIKD
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

“Info Nata”- 03.08.2026

“Info Nata”- 03.08.2026

Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën