Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë mesazhe urime, nga liderë botëror me rastin e 17- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Presidenti ShBA-së, Donald Trupm ka qenë i pari që ka uruar Osmanit.
Ai ka thënë se ShBA do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.
Në urimin e tij, president i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se ata mbështesin Kosovën në rrugën drejt integrimit të BE.
Gjermania dëshiron ta shohë Kosovën në Bashkimin Evropian, ishte mesazhi i urimit të presidentit të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.
Vazhdimin e partneritetit me Kosovën e ka konfirmuar edhe presidenti i Italisë, Sergio Mattarella