TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mesazhe kundër Kurtit, Lista Serbe me protesta e barrikada në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Fillon grumbullimi i protestueve serb në Rudar

Me pankartat, “Nuk dua të hesht për terrorin e Kurtit”, “Kurti nuk mund të ndalësh popullin”, “Doktorët nuk janë kriminel”, protestuesit serbë po çonin në vend amanetin e Beogradit për propagandë.

I pari që iu drejtua protestuesve ishte djali i ish-zyrtarit serb të arrestuar Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas Predrag Pantiq, babai i tij po mbahet padrejtësisht në burg nga institucionet e Kosovës.

“Babai im është arrestuar vetëm sepse është serb, babai im është arrestuar vetëm se ka dorëzuar uniformen, babai im është arrestuar vetëm sepse jeton këtu”, tha ai.

Pas tij, folën edhe përfaqësuesit e Lista Serbe, shumë prej të cilëve me dëshirë janë dorëhequr nga pozitat në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Sot janë me ne të gjithë vëllezërit dhe motrat nga veriu i Kosovës por edhe nga komunat jugore. Kur jemi të bashkuar dhe në harmoni zëri jone dëgjohet ne Bruksel, Berlin dhe Uashington. Arsyeja pse jemi mbledhur në Rudarë të kryqi dhe në kalanë e Zveqanit është t’i dërgojmë porosi Prishtinës dhe mentorëve të tyre se jemi këtu dhe duam paqe, por gjithashtu duam lirinë dhe nuk do dorëzohemi para atyre që duan të marrin çdo gjë që është serbe”, tha Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe.

“Nuk presim që asnjë nga mesazhet që po dërgojmë sot të dëgjohet nga Kurti dhe ministrat e tij, pres që bashkësia ndërkombëtare duke parë barrikadat dhe numrin e madh të njerëzve në barrikada i zgjon nga gjumi dhe e kuptojnë se nuk është vullneti ynë të kalojmë ditët në barrikada, por është detyrim kur kërcënohemi nga dhuna, eksodi nga institucionet, kur kërcënohemi nga Albin Kurti. Kështu që ju lutem ndaloni atë para se të jetë tepër vonë”, tha Dallibor Jevtiq, kryetar i Komunës së Shtërpcës.

Nga kjo protestë u kërkua edhe hapja e shkollave nga mësimdhënësit.

” Jemi dëshmitare qe sot një fëmije nuk mund te dale ne oborr pa dëgjuar sirenat dhe se ne si prindër nuk mund te kujdesemi për sigurinë, dhe ata hynë në institucionet tona derisa fëmijët po flinin”, tha mësimdhënësja Zorica Jovanoviq.

Kjo protestë po vjen 13 ditë pasi në rrugët kryesore për ne dy pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut janë vendosur barrikada, pikërisht nga strukturat e udhëhequra nga Lista Serbe me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë. Qëllimi kryesor i kësaj proteste, u tha se është lirimi i ish zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq.

Kronika e gazetares Fetije Kamberi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Koci: Serbia s’mund të ecë drejt BE-së pa i dorëzuar të dyshuarit për rastin “Banjska”

Koci: Serbia s’mund të ecë drejt BE-së pa i dorëzuar të dyshuarit për rastin “Banjska”

Ministria e Mjedisit prezanton planin katërvjeçar: Reforma ligjore, zero tolerancë ndaj degradimit

Ministria e Mjedisit prezanton planin katërvjeçar: Reforma ligjore, zero tolerancë ndaj degradimit

Albulena Haxhiu thërret mbledhjen e parë të Kryesisë, ky është rendi i ditës

Haxhiu: Dënimet për “Banjska” tregojnë se drejtësia nuk përfundon këtu

Prokurori Abazi: Nuk ndalemi me këtë aktgjykim, në kërkim edhe të të arratisurve për Banjskën

Osmani përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Osmani përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Sveçla për Enver Zymerin: Ai u kthye në shembullin dhe motivin e qindra vajzave e djemve të Kosovës

Sveçla: Dënime maksimale për sulmin në Banjskë, drejtësia të shkojë deri te të gjithë përgjegjësit

Rasti “Banjska”, dy nga tre të akuzuarit dënohen me burgim të përjetshëm, njëri me 30 vjet

Rasti “Banjska”, dy nga tre të akuzuarit dënohen me burgim të përjetshëm, njëri me 30 vjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën