TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Me katër laptopë të vjetër, arrijnë finalen në garat e robotikës

Me katër laptopë të vjetër, nxënësit e shkollës fillore ‘’Naum Veqilharxhi’’ nga Mohlani i Suharekës u kualifikuan në finale të garave shtetërore të robotikës. Ata kërkojnë nga institucionet kushte më të mira për teknologji në shkollë.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Me katër laptopë të vjetër, arrijnë finalen në garat e robotikës

Kodimin për robot e bënë përmes laptopëve.

E pavarësisht pajisjeve të vjetra teknologjike, shkolla ‘’Naum Veqilharxhi’’ nga Mohlani i Suharekës u kualifikua në finalen e garave shtetërore të robotikës.

Mirëpo gjatë tri raundeve të garave, nxënësit e kësaj shkolle thonë se kanë hasur në vështirësi.

“Kemi pasur pak probleme me laptopa për shembull problemet teknike, në momentin kur kemi punu, ndonjëherë laptopat nuk na kanë punu. Ndoshta edhe pse e kemi bo punën krejt mirë atëherë në momentin që kemi shku në praktikë kemi pasur shumë probleme”, ka thënë Blinera Dakaj, nxënëse e shkollës “Naum Veqilharxhi”.

Prandaj, Dakaj ka një kërkesë për institucionet.

“Na kemi me vazhdu me bo kërkesa gjithmonë që me na u avancu mjetet që i kemi, sidomos mjetet teknologjike, se teknologjia po mbizotëron në kohën ku ne po jetojmë”, ka thënë ajo.

E pavarësisht kësaj, mësuesja e teknologjisë, Rina Ramshaj, arritjen në finale e vlerëson sukses të madh.

“Për neve është vlerësim shumë i madh sepse si fillestarë do të thotë shumë, sepse si fillestarë në garë e poashtu edhe në teknologji sepse fëmijët nuk kanë pasur qasje dhe kontakt me kodim apo me robotikë, kështu që është sukses i madh”, shprehet mësimdhënësja.

Në shkollën ‘’Naum Veqilharxhi’’, janë gjithsej katër laptopë.

Por nga drejtoria e shkollës thonë se nuk kanë mundësi të bëjnë më shumë.

“Kërkojnë kushte por mundësitë nëpër shkolla nuk janë të favorshme që ne vet me i siguru dmth ato mjete teknologjike. Kërkesat janë të vazhdueshme të mësimdhënësve e të nxënësve por këto janë ato që kemi mundësi na me i bo”, ka thënë drejtoresh e shkollës Liridona Kabashi.

Nxënësit e shkollës ‘’Naum Veqilarxhi’’ në garat shtetërore të robotikës po marrin pjesë për herë të parë.

Kjo shkollë është ndër pesë shkollat e komunës së Suharekës, e cila ka arritur finalen e madhe të robotikës në Kosovë.

Tags: garat robotikenxenesit e Suharekes
ShareTweet

Postime të ngjashme

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Për 6 muaj 46 të vdekur nga aksidentet në komunikacion, Dedaj: Vendi s’ka strategji për sigurinë rrugore

“InfoNata” 22.07.2026

“InfoNata” 22.07.2026

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Përfaqësues të shoqërisë civile serbe po përballen me fushatë shpifëse dhe sulme personale

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

Gjykimi ndaj Manduros do të fillojë më 1 qershor 2027

Gjykimi ndaj Manduros do të fillojë më 1 qershor 2027

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën