TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë

by Tëvë1
3 javë ago
2
A A
Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, datën e shpalljes së aktgjykimit e ka caktuar më 12 tetor 2026 gjykatësi i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell.

“Më 12 tetor 2026, Gjykatësi i Vetëm për gjykimin e çështjes, gjykatësi Gosnell, caktoi datën për seancën e shqiptimit të Aktgjykimit në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, e cila do të mbahet ditën e martë, 17 nëntor 2026, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Fjalët përfundimtare të palëve në këtë proces gjyqësor u paraqitën më 14 shtator 2026.

Në seancën fillestare, të mbajtur më 27 shkurt 2026, Thaçi, Smakaj, Fazliu, Kilaj dhe Kuçi u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që u vihen në barrë.

Gjatë procesit gjyqësor janë dëgjuar dëshmitarë dhe ekspertë, përfshirë dëshmitarin Koen Herlaar, ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës, si dhe Chrisopher Kelly, hetues i forenzikës digjitale. Në maj të vitit 2026, në kuadër të mbrojtjes së Thaçit, dëshmoi edhe ekspertja e transkriptimit në fushën e kriminalistikës, Helen Fraser.

Ndërkohë, në një proces tjetër gjyqësor, atë për krime lufte, sipas materialit të publikuar, më 16 shtator 2026 u shpall aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Aktgjykimi i 17 nëntorit pritet të përcaktojë vendimin e gjykatës lidhur me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Tags: gjykimi ne hagateev1Thaçi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Hoti vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

A ka garë mes Përparim Grudës dhe Uran Ismailit për kreun e PDK-së? Flet Shukri Buja

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën