TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbrojtja: Krimet e Policisë Ushtarake nuk tregojnë përgjegjësinë e Krasniqit

by TËVË 1
7 muaj ago
1
A A
Mbrojtja: Krimet e Policisë Ushtarake nuk tregojnë përgjegjësinë e Krasniqit

Në vazhdim të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokati Aiden Ellis, që përfaqëson Jakup Krasniqi, ka deklaruar se kryerja e krimeve nga anëtarët e Policisë Ushtarake nuk është provë që klienti i tij të ketë pasur rol ose përgjegjësi për këto akte.

Ellis theksoi se ekzistojnë prova që disa anëtarë të Policisë Ushtarake kanë rrahur persona të ndaluar, dhe sipas mbrojtjes, çdo përdorim i forcës nga ata anëtarë përbën shkelje të rregulloreve të pretenduara nga Prokuroria.

Ai gjithashtu nënvizoi se gjatë këtij procesi janë marrë dëshmitë e shumë dëshmitarëve, përfshirë rreth 40 anëtarë të UÇK-së.

Megjithatë, sipas mbrojtjes, vetëm një prej tyre ka deklaruar të ketë parë rregullore të UÇK-së, ndërsa të tjerët nuk kanë dhënë një konfirmim të tillë.

“Ka prova që disa anëtarë të Policisë Ushtarake kanë rrahur persona të ndaluar. Por, sa herë një anëtar i Policisë Ushtarake ka ushtruar forcën kundër një personi në ndalim, sipas nesh ka shkelur rregulloren në fjalë. Kryerja e krimeve nga anëtarë të Policisë Ushtarake nuk është provë sipas nesh që zoti Krasniqi të ketë luajtur rol në këto rregullore dhe ky rol të ketë pasur kontribut të konsiderueshëm në kryerjen e krimeve”, tha Ellis.

Deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Krasniqit po vazhdon në seancën e së hënës, duke u fokusuar tek pretendimet e Prokurorisë lidhur me komunikatat dhe përgjegjësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në përfundimin e fazës së mbrojtjes së Krasniqit në gjykimin që përfshin gjithashtu Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. /teve1.info/

Tags: gjykimi në HagëJakup KrasniqiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Kërçeli: Në 2021 Simiq foli në emër të Listës Serbe, në 2026 në emër të popullit serb

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Kërçeli: Në 2021 Simiq foli në emër të Listës Serbe, në 2026 në emër të popullit serb

Kërçeli: Në 2021 Simiq foli në emër të Listës Serbe, në 2026 në emër të popullit serb

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën