TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

by TËVË 1
3 javë ago
1
A A
“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kërkuar nga Gjykata Speciale shpalljen e tij të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës dhe lirimin e menjëhershëm.

Ai ka kundërshtuar edhe kërkesën e prokurorisë për 45 vjet burgim, duke theksuar se ka mospërputhje mes ligjeve aktuale të Kosovës dhe atyre të ish-Jugosllavisë.

Në dosjen përfundimtare gjyqësore, mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale ta shpallë të pafajshëm dhe ta lirojë menjëherë klientin e saj.

Në konkluzionin e kësaj dosjeje, avokati Mishetiq ka theksuar se Trupit Gjykues i kërkohet ta shpallë Thaçin të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës dhe të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm.

Në dokument thuhet se, nëse megjithatë Trupi Gjykues vendos ta shqyrtojë çështjen e dënimit, Thaçit duhet t’i jepet lehtësim dënimi, me argumentimin se dënimi maksimal i mundshëm prej 15 vitesh është i panevojshëm.

“Në rast të ndonjë konflikti ndërmjet Ligjit dhe Kushtetutës, Kushtetuta mbizotëron. Rrjedhimisht, ky Trup Gjykues duhet të përcaktojë dënimin maksimal që ishte i paraparë me ligj në vitet 1998 dhe 1999”, thuhet në dosjen përfundimtare gjyqësore të dorëzuar nga mbrojtja e Thaçit.

Tutje në dosjen përfundimtare gjyqësore të mbrojtjes së Thaçit argumentohet se është e ndaluar në mënyrë kushtetuese që gjykata të shqiptojë një dënim më të madh se 15 vjet, edhe për krimet e së drejtës zakonore, raporton RTK.

“Trupi Gjykues është i detyruar të marrë parasysh diapazonin e dënimeve në fuqi në kohën përkatëse dhe çdo diapazon tjetër më të mëvonshëm më të butë për veprën, të parashikuar nga ligjet e Kosovës, gjatë përcaktimit të dënimit që duhet t’i shqiptohet një personi të shpallur fajtor për një krim sipas së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me Nenin 44(2)”, thuhet në dokument, ku mbrojtja e Thaçit përfshin Kodin Penal të ish-Jugosllavisë.

Avokati Mishetiq i kërkon Trupit Gjykues që “të marrë në konsideratë disa faktorë lehtësues”.

Aty, ai thekson ndër të tjera se “nuk do të kishte Dhoma të Specializuara të Kosovës, dhe as Zyrë të Prokurorit të Specializuar, po të mos ishin përpjekjet e Thaçit”.

Mishetiq përmend edhe dorëheqjen e Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovës më 5 nëntor 2020 dhe dorëzimin e tij vullnetar në Gjykatën Speciale, duke shtuar se, sa ishte kreu i shtetit, Thaçi dha intervista të plota për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në dosjen përfundimtare, mbrojtja thekson se Trupi Gjykues ka dëgjuar prova të konsiderueshme se Thaçi ka bërë deklarata të rëndësishme në favor të bashkëjetesës paqësore të popujve.

“Thaçi u ka bërë thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë hakmarrje ndaj fqinjëve të tyre serbë në verën e vitit 1999, për çka ai ka marrë vlerësim nga shumë dëshmitarë në këtë gjykim. Hill dëshmoi se Thaçi nuk ishte lloji i personit që do të kryente dhunë ndaj të tjerëve, ndërsa Covey dëshmoi në mënyrë të ngjashme”, thuhet tutje në dosjen përfundimtare të mbrojtjes.

Mbrojtja ka vënë në theks edhe respektimin e të gjitha urdhrave të gjykatës nga ana e Hashim Thaçit.

Aktgjykimi i shkallës së parë për katërshen e UÇK-së, me vendim të gjykatës, pritet rreth fundit të muajit maj.

Tags: gjykimi në HagëHashim ThaciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Tahiri: Edhe sonte në seancën e fundit, Kurti goditi opozitën dhe tentoi t’ia hedhë fajin për krizën

Tahiri: Edhe sonte në seancën e fundit, Kurti goditi opozitën dhe tentoi t’ia hedhë fajin për krizën

Rushiti: Pranova kandidaturën për presidente për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik

Rushiti: Pranova kandidaturën për presidente për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik

Kurti del në konferencë bashkë me Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale

Bajrami thotë se me votat e LDK-së Haxhiu s’do të bëhet kryetare e Kuvendit

Bajrami: LVV me duartrokitje e dërgoj vendin përsëri në zgjedhje

Kosova pa president, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Kosova pa president, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Policia vendos shirita afër objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për Presidentin

Policia vendos shirita afër objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për Presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën