TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 300 të vdekur në trazira në Iran

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Mbi 300 të vdekur në trazira në Iran

Komandanti i divizionit të Gardës Revolucionare të Iranit, Amir Ali Hajizadeh, sugjeroi se shumë nga të vrarët ishin iranianë të zakonshëm që nuk ishin të përfshirë në protesta.

“Epo nuk i kam statistikat e reja por ndoshta deri tani kanë vdekur apo kanë rënë dëshmorë mbi 300 persona. Ata ishin ndër të rinjtë më të mirë të kësaj shoqërie -jo protestues. Pse? Sepse ne nuk arritëm të dallonim armikun nga miku”, tha ai.

Hajizadeh përsëriti pretendimin zyrtar se protestat janë nxitur nga armiqtë e Iranit, duke përfshirë vendet perëndimore dhe Arabinë Saudite, pa dhënë prova.

“Arabia Saudite, britanikët, evropianët, Amerika, Izraeli dhe PDKI (Partia Demokratike e Kurdistanit Iranian) janë të gjithë të bashkuar me protestuesit dhe po bëjnë gjithçka që munden”, tha ai.

Ky vlerësim është dukshëm më i ulët se numri i raportuar nga Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Iran, një grup me bazë në SHBA .

Sipas tyre, 451 protestues janë vrarë që nga fillimi i trazirave dhe më shumë se 18 mijë janë arrestuar.

Protestat u nxitën nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua për shkelje të kodit të veshjes së Republikës Islamike.

Protestuesit thonë se janë të ngopur pas dekadash represioni social dhe politik dhe mohojnë të kenë ndonjë agjendë të huaj./Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Trump do të diskutojë për Iranin dhe armët bërthamore me Putinin dhe Xinë në një samit historik

Trump do të diskutojë për Iranin dhe armët bërthamore me Putinin dhe Xinë në një samit historik

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes, tregon çfarë ndodhi gjatë trajtimit të saj

QKMF-ja në Klinë reagon për vdekjen e pacientes, tregon çfarë ndodhi gjatë trajtimit të saj

Akil Gjakova me start të furishëm në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova me start të furishëm në Grand Prix të Zagrebit

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Iniciohet kërkesa për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Microsoft ngadalëson qëllimshëm Windows

Microsoft njofton se produktet dhe shërbimet për konsumatorët janë rikthyer plotësisht në funksion

Kosova – Izraeli, ende nuk është caktuar vendi ku do të luhet ndeshja

Përbërja e mundshme e Kosovës ndaj Izraelit, pak ndryshime nga Foda

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën