TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 300 familje kërkojnë kompensime nga vërshimet në Skenderaj

Mbi 300 familje në Skenderaj kanë kërkuar kompensime nga komuna për dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Shkaktarë për këto vërshime po shihet edhe hedhja e mbeturinave në lumin Klina andaj nga komuna po bëjnë apel te qytetarët që të jenë të kujdesshëm.

by tëvë1
2 javë ago
1 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Prej vitesh punon në këtë zanat për të siguruar jetesën e familjes.

Por, vërshimet e fillim janarit ia ndërprenë përkohësisht punën.

Zeqir Hyseni nga Skenderaj u detyrua ta mbyllë lokalin për disa ditë, pasi uji i depërtoi brenda.

“Dëmi bëhet sa të hyn uji. Bëhet papastërti e madhe, duhet një pastrim kimik. T’i merr dy ditë kohë, t’i hup dy ditë pune. Edhe tani fillon të vije dëmi pak më von. Kur them më vonë i bie për shkak të invetareve, një friz nëse punon nëse prishet se i ka hi uji”, shprehet ai.

Aplikimet për dëme në komunë janë mbyllur të premten e kaluar, por Hyseni thotë se nuk vendosi një shifër për dëmet e shkaktuar.

Ai thotë se ia la komunës në dorë.

“Mos të hymë në hak ne. Se dikush lakmon me shut ma shumë dikush ma pak. Unë edhe në proces e kam shënua le ta vlerësojnë ekspert e komunës. Ata për qeto paguhen janë më të mençur se na kështu që ata e vlerësojnë vetë ma mirë se ne”, tregon ky qytetar.

Ekipet vlerësuese nga e hëna kanë nisur punën në teren.

“Menjëherë mas përfundimeve të aplikimeve. I kemi diku 300 aplikime familjarëve për këto dëme. Menjëherë komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve ka dal në teren. Pra gjatë gjithë kësaj jave komisioni ka qenë në teren. I kemi dy ekipe të cilat i kanë shikua që me dal ma andej me një shumë se sa janë dëmet deri tash”, shprehet Besjana Thaçi, zëdhënëse në Komunën e Skenderajt.

Ai tregon se vërshimet kryesisht shkaktohen si shkak i daljes nga shtrati të lumit Klina.

Prandaj, ka një apel për qytetarët.

“Ne si komunë kërkojmë bashkëpunim me banorët në mënyrë që të jenë më të kujdesshëm ku i hedhin mbeturinat në mënyrë që në të ardhmen me evitu këto vërshime që po ndodhin… Kemi me qenë edhe ne si komunë më të kujdesshëm në mënyrë që me pastru lumin edhe me kry atë infrastrukturën gjatë rrjedhjes së lumit, muret mbrojtëse”, shprehet Thaçi.

Vërshimet e janarit në Skenderaj prekën ekonomi familjare, biznese, si dhe shkaktuan problem infrastrukturore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krerët e shtetit kujtojnë brezat që kontribuan për liri dhe urojnë Ditën e Pavarësisë

Krerët e shtetit kujtojnë brezat që kontribuan për liri dhe urojnë Ditën e Pavarësisë

18 vjet shtet

18 vjet shtet

Mot i ftohtë dhe me fjolla bore në 17 vjetorin e pavarësisë

Sot reshje shiu e bore

Kosova sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë, kjo është agjenda shtetërore

Syla: Deklarata e Ramës për Osmanin është e kurdisur dhe e papranueshme

Syla: Deklarata e Ramës për Osmanin është e kurdisur dhe e papranueshme

Ish-këshilltari i Thaçit, Syla: LDK-së i konvenon dënimi i Thaçit, Abdixhikut dhe Kurtit nuk iu prish punë

Ish-këshilltari i Thaçit, Syla: LDK-së i konvenon dënimi i Thaçit, Abdixhikut dhe Kurtit nuk iu prish punë

Emisioni “Info Nata” 16.02.2026

Emisioni “Info Nata” 16.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën