TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marrëveshja me EFTA-n, Kurti: Mundëson integrim më të thellë në kuadrin ekonomik evropian

by teve1
2 vjet ago
3
A A
Marrëveshja me EFTA-n, Kurti: Mundëson integrim më të thellë në kuadrin ekonomik evropian

Në Davos të Zvicrës, të mërkurën është nënshkruar Marrëveshja për Tregtinë e Lirë mes shteteve anëtare të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës në fjalën e tij kryeministri Kurti ka thënë se ‘kjo ngjarje shënon fillimin e një kapitulli të ri në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s’.

Duke theksuar mirënjohjen për vendet anëtare të EFTA-s për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre të ngushtë gjatë procesit të negociatave, thuhet se kryeministri ka shtuar se kjo marrëveshje vendos një kornizë për marrëdhëniet tregtare ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Kosovës dhe do të krijojë mundësi të reja duke i dhënë Kosovës qasje në tregjet e EFTA-s.

“Hap mundësi të reja eksporti për bizneset tona dhe integrim më të thellë në kuadrin ekonomik evropian, duke na mundësuar të konkurrojmë në një shkallë më të gjerë. Kjo marrëveshje pasqyron gjithashtu angazhimin tonë të përbashkët ndaj parimeve të demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, mbrojtjes së mjedisit, qeverisjes së mirë të korporatës dhe përgjegjësisë sociale të korporatës” është shprehur ai.

Këshilltari Federal i Zvicrës, Guy Parmelin sipas komunikatës ka thënë se me këtë qeveri, me këtë marrëveshje të tregtisë së lirë që është ambicioze, po bëhet edhe një hap tjetër i rëndësishëm në thellim të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Më tej thuhet se Ministrja e Shkëmbimit Tregtar dhe Industrisë së Norvegjisë, Cecilie Myrseth ka thënë se pikë kyçe e marrëveshjes është gjithëpërfshirja e tregtisë dhe sidomos ajo e shërbimeve, e cila është përfshirë në fazat e mëvonshme të negociatave me kërkesë të Kosovës.

“Kjo e bën Kosovën vendin e parë në rajon që EFTA e ka përfshirë në sektorin e shërbimeve në marrëveshjet e tregtisë së lirë. Jam e bindur që kjo do të shtyjë përpara rritjen ekonomike, duke krijuar mundësi të reja për bizneset, industritë dhe qytetarët, në të dyja anët”, ka theksuar ajo.

“Në vijim, Sekretari i Përhershëm i Shtetit të Islandës, Martin Eyjólfsson, shprehu se marrëveshja vendos në veprim një fazë të re të zhvillimit ekonomik dhe marrëdhënieve tregtare, që do të krijojë lidhje e potencial për eksport në dobi të dyanshme për të ardhmen. Ai shtoi se që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008, Islanda ka vërejtur një ekonomi në rritje të Kosovës, që e cilësoi një rritje të shkëlqyeshme veçanërisht në katër vitet e fundit, e ku përgëzoi vendin tonë për progresin e tillë ekonomik dhe demokratik”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se duke shprehur se kjo marrëveshje përveç rëndësisë ekonomike ka edhe rëndësi politike, Ministrja e Punëve të Jashtme, Edukimit dhe Sportit të Lihtenshtajnit, Dominique Hasler, ka nënvizuar përforcimin e raporteve me vendet e Ballkanit Perëndimor, por po ashtu rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për të përkrahur integrimin e mëtejmë të Kosovës në rendin ndërkombëtar.

Ndërkaq, ministrja Hajdari, në adresimin e saj thuhet se ka nënvizuar që kjo arritje është rezultat i një pune të palodhshme, përpjekje të madhe dhe dedikim i të gjithë të angazhuarve.

“Ftojmë investitorët nga shtetet e EFTA-s që të investojnë në Kosovë, që të maksimizojnë profitet e tyre, duke shfrytëzuar potencialin e madh”, ka deklaruar ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Rama për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i rrijë në krah Kosovës

​Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dy përfundojnë në QKUK

​Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dy përfundojnë në QKUK

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Kurti: Bashkë me ShBA-në do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Kurti: Bashkë me ShBA-në do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Rama për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i rrijë në krah Kosovës

​Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dy përfundojnë në QKUK

​Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dy përfundojnë në QKUK

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Kurti: Bashkë me ShBA-në do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Kurti: Bashkë me ShBA-në do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Irani pretendon se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit

Irani pretendon se ka rrëzuar një dron amerikan MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Gjakovë, arrestohet i dyshuari për dhunim të një shtetase të huaj

Foda: Nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë

Foda flet sot në konferencë për media për sfidat e ardhshme të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën