Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i Serbisë ndaj Kosovës është i vazhdueshëm.
Ai ka përmendur sulmin terrorist në Banjskë nga grupi i armatosur i mbështetur nga Serbia.
Maqedonsi në një intervistë për mediumin polak “tvpworld” ka thënë se Serbia ka qasje hegjemoniste ndaj Kosovës dhe mbështet grupe ekstreme e kriminale për destabilizimin e Kosovës.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe çlirimtare.
Ai poashtu ka folur edhe për investimet në ushtrimi dhe procesin e transformimit të FSK-së.







