Manchester City ka mposhtur Sunderlandin 5-3 në “Etihad Stadium”, në një ndeshje spektakolare me tetë gola.
Enzo Fernandez, Rayan Cherki dhe Antoine Semenyo shënuan për vendasit, ndërsa Erling Haaland vulosi fitoren në fund.
Te Sunderland u dallua Brian Brobbey, i cili realizoi hat-trick, por nuk arriti ta shmangte humbjen e skuadrës së tij.
City ka fituar pesë ndeshjet e deritashme. Sunderlandi e pësoi humbjen e tretë. E ka edhe një fitore dhe një barazim. Me katër pikë mban vendin e 14-të.
Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Sunderlandi.








