TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LVV dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij

by Teve1
4 muaj ago
2
A A
LVV dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij

Grupi i Asamblistëve i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit të tij, duke kërkuar nisjen e hetimeve lidhur me pretendimet për legalizime të jashtëligjshme të objekteve.

Në një konferencë për medie para Prokurorisë Speciale, këshilltarja komunale Berita Abazi tha se grupi i asamblistëve ka pranuar një e-mail nga një sinjalizues anonim, i cili, sipas saj, përmban mesazhe ku flitet për legalizime të jashtëligjshme, kompani ndërtimi dhe shuma të mëdha parash.

Sipas Abazit, në komunikimet e dërguara përmendet edhe shefi i kabinetit të kryetarit Përparim Rama, ndërsa në mesazhe pretendohet se janë kryer legalizime në kundërshtim me ligjin.

“Ne sot jemi këtu para Prokurorisë Speciale që të dorëzojmë zyrtarisht kallëzimin penal dhe të kërkojmë nga prokuroria veprim dhe hetim të menjëhershëm”, deklaroi ajo.

Abazi tha se pretendimet janë serioze dhe se përmendja e kompanive ndërtimore, objekteve konkrete dhe shumave të parave përbën bazë që, sipas saj, kërkon verifikim të plotë nga organet e drejtësisë.

Ajo shtoi se Prokuroria duhet ta shqyrtojë secilin rast të përmendur në sinjalizim, duke verifikuar nëse objektet janë legalizuar, kur është bërë legalizimi dhe nëse janë respektuar procedurat ligjore.

“Është detyrë e Prokurorisë të hetojë dhe të vërtetojë nëse këto pretendime janë të vërteta. Nëse ekziston bazë e mjaftueshme ligjore, atëherë duhet të ndërmerren veprimet e parapara me ligj”, tha Abazi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën