Është një lum i vetëm, por rrjedha e tij ndahet në dy drejtime.
Njëri drejtim shkon drejt Detit Egje.
Ndërsa tjetri vazhdon për në Detin e ZI.
Është ky fenomeni i rrallw natyror i bifurkacioni nw Nerodime tw Poshtme.
Por, ekzistimi i një prej atraksioneve më të njohura të Ferizajt, sipas ekspertëve të mjedisit, është në rrezik.
Madje sipas tyre, ka raste gjatë vitit kur rrjedha e lumit pothuajse ndalon.
“Marrja pa kontrolluar e ujit për ujitje, ndotja, hedhja e mbeturinave dhe bridgeve të lumit, ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura.Pastaj nuk ka mirëmbajtje të rregullt të shtratit dhe përkundër disa investimeve, domethënë mirëmbajtja lë shumë për dëshiruar. Kështu i shton edhe ndryshimet klimatike, rritja e temperaturave që po përcillet me mungesën e ujit rrjedhës që anembanë Evropës edhe botës. Tash nëse kjo situatë vazhdon, rrezikohet që bifurkacionit humbas krejt funksionin e tina, të mbetet vetëm një emër në hartë, jo një fenomen i gjallë.Prandaj, nevojitet më në fund monitorimi i rregullt i ujit, mirëmbajtje e vazhdueshme e shtratit dhe zbatimi korrekt i ligjit për zonat e mbrojtura”, tha Sami Mekolli, profesor i mjedisit.
Por, rrjedha e lumit Nerodime, sipas Komunës së Ferizajt, varet nga reshjet.
“Ne e dimë se në të gjithë lumenjtë, të gjithë elementët, rrjedhat e tyre varen prej reshjeve, jemi dëshmitarë që në kohët e fundit dhe në, edhe në Kosovë, edhe në Ferizaj, konkretisht kemi pasur pak, dhe kuptohet se kur Kosova ka pak reshje edhe rrjedha e ujit është më e vogël. Nëse, dje kemi vizituar lumin, kemi dalë për shkak të disa lajmeve që kanë dal, aty është një rrjedhë e ujit, nuk është prej masës më të madhe, mirëpo ka rrjedhë të ujit, do të thot nuk është që bë ndonjë problem apo ka ndonjë ndërhyrje apo devijim të lumit. Ai ujë që vjen do të, vazhdon, mirëpo nuk është aq sa është, do të, sa ka pasur reshjet, ka pasur edhe ujë”, deklaroi Alberton Sahiti, drejtor i Shërbimeve Publike në Ferizaj.
Sipas Alberton Sahitit, pastrimi i shtratit të lumit bëhet çdo vit.
“Në vitin e kaluar është pastruar pjesa më e madhe e atij lumi, shpresojmë tash prej viteve të ardhshme si flasim kur fillojnë temperaturat janë në nivelin më të mirë, do të thotë prej shkurtit ose marsit, të fillojë edhe njëherë një përsëritje komplet e pastrimit të atij lumi. Ne jo vetëm atë lum, por të gjitha pjesët do të, të gjithë lumenjtë që janë në qytetin e Ferizajit, do t’i pastrojmë, t’i mirëmbajmë. Mirëpo nuk është kompetenca jonë këtu të flasim më shumë për ndërhyrjet apo për projektet që mund të bëhen në qytet. Puna që, ne e morim një pelqim prej Ministrisë të Ambientit dhe punojmë në bazë të përqindjes prej tyre që e marrim si ministri”, shtoi Sahiti.
Për këtë cështje, Tëvë1 ka pyetur edhe në Kompaninë Rajonale të Ujësjellit “Bifurkacioni” në Ferizaj.
Këta të fundit kanë treguar për seasinë e ujit që e marrin nga ky lum.
“Sasia maksimale e ujit që shfrytëzohet nga kompania në këtë pikë është 180 litra në sekondë (l/s). Kjo vlerë paraqet maksimumin e shfrytëzimit dhe nuk nënkupton marrjen e vazhdueshme të kësaj sasie gjatë gjithë vitit. Pas pikës së kaptimit, lumi vazhdon rrjedhën përmes fshatrave Nerodime e Epërme dhe Nerodime e Ulët, e më tej drejt qytetit të Ferizajt. Përgjatë këtij segmenti mund të ketë edhe shfrytëzues të tjerë të ujit. Megjithatë, kompania jonë nuk mund të konfirmojë sasinë e ujit që mund të merret nga këta shfrytëzues, pasi evidentimi, autorizimi dhe kontrolli i veprimtarisë së tyre nuk janë në kompetencën e KRU “Bifurkacioni” Sh.A.”, shkruhet në njoftim.
Për gjendjen e lumit, mirëmbajtjen dhe rrezikimin e këtij fenomeni natyror, Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Por nga ky dikaster, deri në publikimin e kronikës,nuk kanë kthyer përgjigje.



