TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Lule, bonbona, e dhurata” – Si nisi dita e parë e këtij viti shkollor?

Mijëra nxënës në të gjithë Kosovën u rikthyen sot në bankat shkollore. Të lumtur qenë edhe shumë fëmijë, të cilët këtë vit shkollor e nisën për herë të parë.

by Fëllënza Krasniqi
1 muaj ago
0 0
A A

Hapat e parë drejt një fillimi të ri i nisën këtë të martë.

Ky 1 shtator, shumë fëmijë i gjeti në oborret e shkollës për herë të parë.

E mbushur me njomakë, qe edhe hapësira e shkollës “Ismail Qemali” në kryeqytet.

Për disa nxënës, kjo ditë u pa si një mundësi për të takuar shokë të rinj.

“Po ndjehem mirë se ka me taku shokë të rinj”, u shpreh një nxënës.

E të tjerë, menduan të sjellin edhe disa dhurata.

“Ka me ju dhanë shokëve edhe shoqeve bonbona”, u shpreh edhe nje nxënës.

“Mami ma ka ble me shpërnda”, ka thënë edhe nxënësi tjetër

“Për mësuesen edhe për vete me lanë këtë në bankë, në klasë”, ka theksuar një nxënës tjetër.

Mall kishin edhe nxënës që tashmë ka vite që kanë nisur shkollën.

“Ju dua shumë”, tha një nxënëse.

Por fillimi i vitit shkollor nuk është emocion vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit.

“Është një ndjenjë shumë e veçantë, pasi që në shoqërinë tonë kosovare emancipimi i femrave ka një rol të rëndësishëm në shoqëri. Si prind i dy vajzave jam shumë i lumtur që e kam mundësinë me i shkollu, me i eduku, që nesër me qenë shembull për së miri”, ka thënë një prind.

“S’ka ndjenjë më të mirë, kënaqësi është, veç po më dhimbet se tash gajle sa të ka jetë nuk kanë me ju heq më”, u shpreh një gjysh.

Se si shkoi kjo ditë e parë e fillimvitit shkollor, tregoi drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali”.

“Procesi ka filluar mirë. Në orën 07:15 nxënësit kanë qenë në oborr të shkollës, të gjithë kujdestarët kanë qenë të pranishëm dhe i kanë prit nxënësit. Të gjithë nxënësit kanë qenë në proces mësimor, procesi ka filluar 07:30- 12:35 veçse përfundoi. Tani po vazhdojmë me ndërrimin e dytë e gjithçka është në rregull”, ka theksuar drejtoresha e SHFMU “Ismail Qemali”.

Nga Ministria e Arsimit kanë njoftuar se në disa shkolla mund të ketë vonesa të vogla për shkak të renovimeve, por kjo nuk e ndryshon datën zyrtare të fillimit të vitit të ri shkollor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Efekti Kurti në politikën serbe, Islami: Vuçiq akuzon opozitën për bashkëpunim me të, ndërsa ajo e akuzon për lidhje me Radoiçiqin

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin Petrit Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin Petrit Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë

Operacionet Speciale të FSK-së përfundojë me sukses ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”

Shabazz i Yllit shpallet “MVP”

Shabazz i Yllit shpallet “MVP”

BE miraton gati 1,600 masa të reja sanksionuese që synojnë industrinë ushtarake të Rusisë

BE miraton gati 1,600 masa të reja sanksionuese që synojnë industrinë ushtarake të Rusisë

Basketbollistja e Penzës më e mira e javës së parë

Basketbollistja e Penzës më e mira e javës së parë

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin Petrit Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin Petrit Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë

Operacionet Speciale të FSK-së përfundojë me sukses ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”

Operacionet Speciale të FSK-së përfundojë me sukses ushtrimin “VALOR SHIELD 2026”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën