TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Lufta” e KEDS-it me keqpërdoruesit e energjisë elektrike

Ekipet e Departamentit të Humbjeve në KEDS në koordinim me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës ndërmorën një aksion kundër bizneseve të gastronomisë që po dyshohen që keqpërdorin energjinë elektrike. Por në 8 lokacione që operuan nuk hasën në asnjë rast të tillë. E nga KEDS, këtë e quaj si vetëdije të qytetarëve.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
0 0
A A

Punën në teren, disa ekipe te kontrollit të KEDS-it e filluan që në orët e hershme të mëngjesit.

Ata po shoqëroheshin edhe nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Qëllimi i tyre ishte inspektimi i bizneseve të gastronomisë që dyshohet se po shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme në regjionin e Ferizajt.

E si destinacion të parë kishin një restaurant në fshatin Jezerc.

Por për dallim nga herët e kaluara ku ky biznes ishte gjobitur dy herë, kësaj radhe nuk u ndëshkua.

E dënime financiare nuk pati as për disa restaurante në qytetin e Shtimes.

Duke vazhduar më pas edhe në një pjesë të Brezovicës.

Detaje rreth këtyre aksioneve dha zëdhënësi i Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike, Lulzim Krasniqi.

“Ishim dëshmitarë në tetë kontrolle, në tetë biznese për të cilat paraprakisht dyshohej që po e keqpërdornin energjinë elektrike. Megjithatë në asnjërin rast nuk hasëm në keqpërdorim të energjisë elektrike, çka në një anë është lajm i mirë sepse konsumatorët tanë veç se janë vetëdijesuar se keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tregoi se kontrolle të tilla bëhen në baza ditore në mbarë Kosovën.

“Janë diku rreth 50 ekipe të ndara gjithë andej të cilat mesatarisht realizojnë 400-450 kontrolle prej të cilave diku rreth 20-25 në baza ditore dalin të jenë keqpërdorime të energjisë elektrike. Vetëm vitin e kaluar janë realizuar afro 100 mijë kontrolle prej të cilave diku 5300 kanë rezultuar të jenë keqpërdorime”, thotë ai.

Në rast të keqpërdorimeve, nga KEDS treguan se çfarë ndodh me këta persona.

“Në rastet kur një biznes kapet duke keq përdor energjinë elektrike atëherë varësisht prej paisjeve të cilat janë kapur në atë moment duke e keqpërdorë energjinë elektrike nëpërmjet tyre, llogaritet edhe nga orari i punës që ai biznes ka sa ditë në javë dhe kështu bëhet llogari deri në një vit e për konsumatorin shtëpiak është deri në gjashtë muaj”, ka thënë ai.

Vjedhja e energjisë elektrike dënohet me gjobë e deri në 3 vite burgim për shkelësit e ligjit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

Një i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë

Një i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë

Haxhiu pret në takim Komisioneren Parlamentare për FSK-në, diskutohet mbikëqyrja e forcës

Haxhiu pret në takim Komisioneren Parlamentare për FSK-në, diskutohet mbikëqyrja e forcës

Prokuroria nis hetimet për profesorin nga Prizreni

Vrasja në Zlipotok të Dragashit, Prokuroria kërkon paraburgim  ndaj dy të pandehurve

Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

Shtrenjtimi i biletave, VV: LDK e PDK po ua kalojë qytetarëve koston e dështimeve të veta

Trumpi falënderon Emirin e Katarit për Air Force One të ri

Trumpi falënderon Emirin e Katarit për Air Force One të ri

Një i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë

Një i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë

Haxhiu pret në takim Komisioneren Parlamentare për FSK-në, diskutohet mbikëqyrja e forcës

Haxhiu pret në takim Komisioneren Parlamentare për FSK-në, diskutohet mbikëqyrja e forcës

Prokuroria nis hetimet për profesorin nga Prizreni

Vrasja në Zlipotok të Dragashit, Prokuroria kërkon paraburgim  ndaj dy të pandehurve

Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë-Kosovë

Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë-Kosovë

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Vetaksident në Deçan, një i lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën