TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lucescu vlerëson Kosovën, kërkon fitore

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lucescu vlerëson Kosovën, kërkon fitore

Selektori i Rumanisë, Micrea Lucescu ka folur në prag të ndeshjes me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lucescu ka paralajmëruar futbollistët e tij, duke thënë se Kosova është një skuadër shumë e fortë nga e cila duhet pasur kujdes të madh.

Sipas tij, Kosova mund ta mposht çdo kundërshtar pasi në radhët e veta ka ljtarë që luajnë nëpër skuadra të mira evropiane.

“Kosova ka një ekip të jashtëzakonshëm dhe mund ta mposht çdo kundërshtar. Ka lojtarë që janë zhvilluar nëpër ekipet e mëdha të Evropës Perëndimore”, ka pranuar Lucescu.

Trajneri rumun ka pasur fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën, ndërsa ka vlerësuar edhe Vedat Muriqin, Amir Rrahmanin e Valon Berishën.

“Zhegrova është lojtar fantastik nëse lejohet të luaj lojën e tij. Në Prishtinë e mbyllëm mirë dhe një gjë të tillë duhet ta bëjmë edhe në Bukuresht. Në ekipin e tij ku luan, Zhegrova është vendimtar. Po ashtu, te Kosova janë edhe disa tjerë të rëndësishëm si Muriqi, Rrahmani e Berisha”, shtoi Lucescu.

Përballjen me Kosovën, Lucescu nuk e ka cilësuar si finale por si ndeshje tejet të rëndësishme që duhet patjetër ta fitojnë.

Sipas tij, Kosova mund ti krijoj probleme Rumanisë në fushë por ka shtuar se këto bëhet fjalë për tri pikë që kanë vlerë të madhe për të ardhmen e futbollit rumun dhe për këtë arsye janë maksimalisht të motivuar për ta fituar këtë ndeshje.

Gjithashtu, Lucescu edhe një herë ka kërkuar nga tifozët rumun që mos të krijojnë probleme në tribuna por ta përkrahin ekipin drejt fitores së radhës në Ligën e Kombeve.

Ndeshja Rumani – Kosovë, luhet të premten prej orës 20:45 në Bukuresht dhe i takon xhiros së parafundit të kësaj kampanje të Ligës së Kombeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reali mbetet pa mesfushorin Valverde

Reali mbetet pa mesfushorin Valverde

Hendboll, kundërshtar nga Italia për Kastroitin

Hendboll, kundërshtar nga Italia për Kastroitin

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Hoffenheimi paralajmëron Kosovën për Asllanin

Irlandës i lëndohen dy lojtarë para ardhjes në Prishtinë

Irlandës i lëndohen dy lojtarë para ardhjes në Prishtinë

Britania do të furnizojë me karburant avionët sauditë për përballimin e sulmeve të Huthëve

Britania do të furnizojë me karburant avionët sauditë për përballimin e sulmeve të Huthëve

SPAK njoftim zyrtar: Ja për çfarë akuzohet shefja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë

SPAK njoftim zyrtar: Ja për çfarë akuzohet shefja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë

Mediat amerikane bojkotojnë mbulimin e Trumpit pas ndalimit të CNN, Politico dhe MS NOW

Mediat amerikane bojkotojnë mbulimin e Trumpit pas ndalimit të CNN, Politico dhe MS NOW

Kulla: Numri i lartë i civilëve të vrarë në Ukrainë e Gaza rrënon kredibiltetin e politikës perëndimore

Kulla për zhvillmet në SHISH: Emergjente një reformë në Komunitetit e Inteligjencës në Shqipëri

Reali mbetet pa mesfushorin Valverde

Reali mbetet pa mesfushorin Valverde

SHBA-ja e hapur për takim me Iranin në Kombet e Bashkuara, thotë Rubio

SHBA-ja e hapur për takim me Iranin në Kombet e Bashkuara, thotë Rubio

Hendboll, kundërshtar nga Italia për Kastroitin

Hendboll, kundërshtar nga Italia për Kastroitin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën