TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lubonja: Qeveri teknike në Shqipëri, e pamundur

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Lubonja: Qeveri teknike në Shqipëri, e pamundur

Publicisti, Fatos Lubonja, formimin e një qeverie teknike në Shqipëri e sheh gati të pamundur aktualisht, pasi ai konsideron se një gjë e tillë mund të bëhet vetëm nëse opozita ka forcë destabilizuese.

Po ashtu, Lubonja, të pamundur e sheh edhe për faktin që mazhoranca do ta pranonte një qeveri të tillë dhe siç ka thënë ai ‘ka forca për të mposhtur dhe neutralizuar çfarëdo përpjekjeje destabilizuese.

“Unë gjykoj se realisht kjo është gati e pamundur dhe kjo mund vetëm të imponohet nga opozita sikur opozita të ketë aq forcë sa të destabilizojë dhe nëse e ka këtë forcë atëhere mundet të imponohet, por mendimi im është se mazhoranca në krye me Ramën nuk e pranon një qeveri të tillë teknike, sdo ta pranojë dhe ka forca për ti mposhtur e neutralizuar këto përpjekje destabilizuese”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Për veprimet e fundit të opozitës atje, Lubonja ka fajësuar qeverinë aktuale të Shqipërisë sepse sipas tij e ka hequr mundësinë e rotacionit çka e detyron opozitën që të sillet edhe dhunshëm.

Ai ka thënë se tani opozita po kërkon qeveri teknike, meqenëse për mendim të tij nuk besojnë se me kryeministrin Rama ka zgjedhje të lira.

“Shqipëria është në situatën kur kjo parti shtet ose kjo oligarki kriminale autoritare ka hequr mundësinë e rotacionit dhe duke e hequr këtë mundësi opozita shpeshherë ndodhet në dilemë cfarë do të bëjmë, si do bëjnë dhe herë pas here e dimë që ka bërë dalje nga parlamenti ose ka bërë veprime të dhunshme, protesta të forta me idenë që me Ramën nuk ka zgjidhje të lira dhe tani kanë dalë me opsionin maqedonas që na duhet një qeveri teknike e cila të jetë e depolitizuar me një kryeministër të zgjedhur me marrëveshje”, ka shtuar publicisti Lubonja./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën