tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Loriana fiton medaljen e parë në kategorinë e re

tëvë1 nga tëvë1
03/06/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Loriana Kuka e ka fituar të shtunën medaljen e parë në kategorinë e re të saj, atë deri 70 kilogramë. Xhudistja kosovare fitoi medaljen e bronztë në garën Grand Prix që po mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Për Lorianën është gara e dytë në kategorinë deri 70 kilogramë. Ajo prej fillimit të vitit 2018 ka bërë karrierë vetëm në kategorinë deri 78 kg. Por së fundi kishte telashe me formë dhe vendosi të zhvendoset një kategori më poshtë. Në 70 kilogramë ka garuar te të rejat, pra në fillim të karrierës.

Për medalje të bronztë, Loriana fitoi pa luftë. Britanikja Katie-Jemima Yeats-Brown nuk doli në tatami për shkak të një lëndimi.

Loriana e nisi ditën me fitore ndaj irlandezes Rachael Hawkes. Më pas humbi nga bartësja e parë, britanikja Kelly Petersen Pollard. Lufta ndaj saj ishte e barabartë, por Loriana mbeti pa forcë dhe pësoi dënimin e tretë. Në luftën e parë të repesazhit, xhudistja kosovare e mposhti Shokhista Nazarovan e Uzbekistanit.

Një javë më herët në Grand Prix në Upper të Austrisë, Loriana u rendit e pesta. Në Dushanbe fitoi të bronztën, ndërsa garë tjetër do të ketë në Kazakistani, dy javë më vonë. Atje mbahet garë e nivelit Grand Slam.

Loriana ka medalje botërore e evropiane në 78 kilogramë. Tani po testohet në kategorinë deri 70 kg dhe nëse i ec mirë, atëherë normën olimpike pritet ta kërkojë në këtë kategori.

Me vendin e tretë në Grand Prix, Loriana ka fituar 350 pikë për renditjen botërore.

Në Taxhikistan të shtunën garoi edhe Akil Gjakova. Edhe Akili, njëjtë si Loriana, është në kërkim të formës më të mirë dhe normës olimpike. Në kategorinë deri 73 kg, Akili nisi me dy fitore. Mposhti rumunin Alexandru Raicu dhe mongolin Usukhjargal Altaibaatar. Në çerekfinale u ndal nga Makhmadbek Makhmadbekov, që garoi si i pavarur. Ai është nga Rusia. Makhamadbekov në fund fitoi medaljen e artë. Në repesazh, Akili mbeti pa forcë dhe pësoi nga francezi i papërshtatshëm, Benjamin Axus. Axus në fund fitoi të bronztën, ndërsa Akil Gjakova u rendit i shtati. Fitoi 182 pikë në ranglistën botërore.

Trajneri Driton Kuka ka dërguar vetëm këta dy xhudistë në Taxhikistan. Me ta ishte ndihmës-trajneri Fatos Tabaku.

PS-ja e Ramës dorëzon në Kuvend rezolutë që dënon sulmin në Banjskë

04/10/2023

“Ylli” i Bayernit drejt Realit, agjenti: Bisedon gjithë kohën me Alaban

04/10/2023

Lipjani investon 6 milionë euro në qendër të qytetit në katër projekte

04/10/2023

Shefi i BE-së: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

04/10/2023

Skuadra e Shaqirit ofron stimulim financiar për tifozët që do të jenë në ndeshjen me Inter Miamin

04/10/2023

Kriza e United, tifozët: Onana skandaloz, riktheni De Gean

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.