TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lista Serbe kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë

by Teve1
1 muaj ago
5
A A
Lista Serbe kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë

Lista Serbe u ka bërë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, veçanërisht në ditët para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lista Serbe kërkon nga KFOR-i dhe EULEX-i që, në përputhje me mandatin që u është besuar, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në territorin e Kosovës dhe Metohisë, veçanërisht në ditët në vijim kur pritet shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve në Hagë”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Lista Serbe konsideron se është e nevojshme të shtohet prania e misioneve ndërkombëtare të sigurisë në mjediset e përziera, me theks të veçantë në mjediset serbe në jug të Ibrit.

“Konsiderojmë se është e nevojshme të shtohet prania e misioneve ndërkombëtare të sigurisë në mjediset e përziera, e veçanërisht në mjediset serbe në jug të Ibrit, në mënyrë që të veprohet në mënyrë parandaluese dhe të parandalohet çdo përpjekje për rrezikimin e sigurisë së qytetarëve, shkaktimin e incidenteve ose cenimin e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet më tej.

Nga KFOR-i dhe EULEX-i, Lista Serbe pret që, në kuadër të kompetencave të tyre, t’i kërkojnë Policisë së Kosovës që detyrat e saj t’i kryejë në mënyrë profesionale, të përgjegjshme dhe të paanshme.

“Nga KFOR-i dhe EULEX-i presim gjithashtu që, në kuadër të kompetencave të tyre, të kërkojnë nga Policia e Kosovës që detyrimet e saj t’i kryejë në mënyrë profesionale, të përgjegjshme, të paanshme dhe ekskluzivisht në përputhje me ligjin, duke respektuar plotësisht të drejtat dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare”, thuhet në komunikatë.

Partia serbe thekson veçanërisht nevojën për veprim parandalues në prag të 16 shtatorit, kur është paralajmëruar shpallja e aktgjykimit në Hagë.

“Në veçanti, theksojmë nevojën për veprim të shtuar parandalues në prag të shpalljes së aktgjykimit të paralajmëruar për 16 shtator, me qëllim që të parandalohen tensionet, provokimet ose incidentet eventuale që mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në terren”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe u ka bërë thirrje serbëve që të ruajnë qetësinë dhe “të mos bien pre e provokimeve”.

“Lista Serbe u bën thirrje popullit serb dhe të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë të qetë, të përmbajtur dhe të matur, të mos bien pre e provokimeve eventuale dhe që me sjelljen e tyre të përgjegjshme të kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Në fund, Lista Serbe ka shprehur pritjen që misionet ndërkombëtare të veprojnë në kohë dhe me përgjegjësi për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve.

“Presim që misionet ndërkombëtare, me veprimet e tyre në kohë dhe të përgjegjshme, të tregojnë se janë të gatshme ta përmbushin mandatin që u është besuar dhe të sigurojnë sigurinë për të gjithë qytetarët, veçanërisht në mjediset e ndjeshme dhe të përziera”, përfundon komunikata e Listës Serbe.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kush ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit?!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën