TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lirohet nga akuza për korrupsion zyrtari i prokurimit në Komunën e Obiliqit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin i cili akuzohej për korrupsion.

Hoti ngarkohej se në cilësi të zyrtarit përgjegjës të zyrës së prokurimit, në Komunën e Obiliqit ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke lidhur kontratën për tenderin “Asfaltimi i rrugës Dardhishtë-Mazgit” me “Delta Ing Sh.P.K”., e që pronar i saj kishte qenë Emri Sopjani, duke qenë i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Aktgjykimi ndaj Hotit shpall të mërkurën nga gjykatësi, Alban Ajvazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit Ajvazi, i akuzuari lirohet nga akuza pasi nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej.

Ndërkaq, shpenzimet e procedurës penale do të bien në barrë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 30 mars 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Sherif Hoti, i cili në cilësinë e personit zyrtar përgjegjës të prokurimit në Komunën e Obiliqit, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin kishte keqpërdorur detyrën zyrtare.

Sipas aktakuzës, i njëjti kishte nënshkruar më 24 maj 2019 kontratën me numër 027/2019 sipas tenderit me titull të projektit “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Dardhishtë dhe Mazgit” të lidhur në mes të Autoritetit Kontraktues, Komunës së Obiliqit dhe kontraktuesit Fidaim Imeri, përfaqësues i grupit të Operatorëve Ekonomikë “Graniti Com”, sh.p.k, “Delta Ing”, sh.p.k dhe “ISPE Group” sh.p.k në vlerë prej 447 mijë e 833 euro e 3 centë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama poston një video pas përfundimit të Marshit për UÇK’në: Liria ka emër

Rama poston një video pas përfundimit të Marshit për UÇK’në: Liria ka emër

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria falënderon qytetarët pas “Marshit për Liri”: Organizim paqësor dhe dinjitoz

Përfundon “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët përcollën mesazhin për drejtësi

Përfundon “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët përcollën mesazhin për drejtësi

​Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë

​Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë

Edhe LDK e refuzon takimin e nesërm konsultativ me Albulena Haxhiun

Albulena Haxhiu për Marshin për Liri: Kështu i bëhet nder sakrificës së atyre që luftuan

Rama poston një video pas përfundimit të Marshit për UÇK’në: Liria ka emër

Rama poston një video pas përfundimit të Marshit për UÇK’në: Liria ka emër

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria falënderon qytetarët pas “Marshit për Liri”: Organizim paqësor dhe dinjitoz

Përfundon “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët përcollën mesazhin për drejtësi

Përfundon “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët përcollën mesazhin për drejtësi

​Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë

​Vajza e Salih Mustafës: Drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë

Hamza në marsh: Kur preket UÇK-ja, ne ringrihemi

Hamza në marsh: Kur preket UÇK-ja, ne ringrihemi

E bija e dëshmorit Bajram Sylejmani kërkon drejtësi për ushtarët e lirisë: Kosova po pret

E bija e dëshmorit Bajram Sylejmani kërkon drejtësi për ushtarët e lirisë: Kosova po pret

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën