TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Liria ka Emër” – Profesorë sfidojnë legjitimitetin e Gjykatës Speciale

Të hënën në Prishtinë, platforma "Liria ka emër" ka mbajtur konferencë për media, ku profesorë vendor kanë listuar shkeljet, që sipas tyre, janë duke u bërë në procesin gjyqësor në Hagë.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0 0
A A

Tre profesorë ulur karshi njëri-tjetrit dolën në një konferencë për media në kuadër të platformës “Liria ka Emër”.

Profesorët e njohur universitar thanë që me shumë shqetësim po i ndjekin zhvillimet në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, prezantoi një studim ku mes tjerash tregoi se sipas tij, ka disa shkelje nga Gjykata Speciale.

Bajrami tha se përmes Gjykatës Speciale po synohet të shtrembërohet  e vërteta dhe të lihet anash gjenocidi i kryer në Kosovë.

“Gjykata Speciale është një tendencë e hapur, që përmes këtij procesi, krejtësisht të montuar të shtrembërojë të vërtetën për historinë moderne të Kosovës, në radhë të parë dhe ekskluzivisht për të keqinterpretuar luftën e drejtë çlirimtare, të popullit të Kosovës, luftën për vetëmbrojtje, çlirimin nga sundimi serb, nga gjenocidi shtetëror serb. Për më tepër, Gjykata Speciale përmes Serbisë është derivat i raportit të rremë dhe të falsifikuar të Dick Martyt dhe kjo tanimë botërisht është e njohur”, ka thënë Bajrami.

Ndërkaq, profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, tha se ndërkombëtarët në Kosovë nuk kanë shënuar asnjë rast ku ish-ushtarët e UÇK-së, kanë kryer krime ndaj serbëve.

“Pjesëtarët e UCK-së gjatë luftës të vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999 nuk kanë kryer krime ndaj serbëve dhe pjesëtarëve të nacionaliteteve të tjera. Unë dhe as ndërkombëtarët nuk kemi shënuar asnjë rast ku pjesëtarët e UCK-së kanë hyrë në fshatra dhe vendbanime të tjera serbe dhe kanë kryer vrasje”, ka thënë Salihu.

E profesori Agim Zogaj, u shpreh tejet kritik për raportin e Dick Martyt.

“Tani gati pas pesë viteve prej ngritjes së aktakuzës, mbi bazën e këtyre trillimeve të Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së në asnjë paragraf përkatës nuk flitet për trafikim organesh dhe as për shtëpinë e verdhë. Dyshimet për trafikimin e organeve nuk u aprovuan asnjëherë. Asnjë nga aktakuzat nuk bëjnë asnjë referencë më të vogël për trafikimin e organeve”, ka thënë Zogaj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon Thaçin dhe të tjerët me akuza për krime të pretenduara të luftës. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Nis takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren holandeze në Kosovë

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren holandeze në Kosovë

Lansohet “Udhërrëfyesi për Reformën e Arsimit Digjital”, studim i UNICEF-it dhe MASH

Lansohet “Udhërrëfyesi për Reformën e Arsimit Digjital”, studim i UNICEF-it dhe MASH

Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit

Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit

Nis takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Nis takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Karoglan

Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Karoglan

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren holandeze në Kosovë

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren holandeze në Kosovë

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës

Lansohet “Udhërrëfyesi për Reformën e Arsimit Digjital”, studim i UNICEF-it dhe MASH

Lansohet “Udhërrëfyesi për Reformën e Arsimit Digjital”, studim i UNICEF-it dhe MASH

Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit

Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit

Të paktën 75 të vdekur dhe qindra të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal

Të paktën 75 të vdekur dhe qindra të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën