TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Rritja e çmimit të energjisë është një sulm direkt ndaj ekonomisë

by Tëvë1
1 vit ago
4
A A
Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Rritja e çmimit të energjisë është një sulm direkt ndaj ekonomisë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka ftuar bizneset të ngrihen kundër rritjes së çmimit të energjisë, duke shprehur kështu mbështetjen e fuqishme për protestën e thirrur më 5 prill, si një akt të domosdoshëm për të kundërshtuar rritjen e paralajmëruar dhe të papërballueshme të çmimit të energjisë elektrike.

LBK thotë se kjo rritje nuk është barrë që duhet ta mbajnë qytetarët dhe bizneset, por është pasojë direkte e dështimeve të institucioneve.

Tutje, ajo shton se bizneset nuk mund të jenë viktima të mosveprimit institucional.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës tha se rritja e çmimit të energjisë është një sulm direkt ndaj ekonomisë.

Postimi i plotë:

FTESË PËR PROTESTË kundër rritjes së çmimit të energjisë

Koha për të vepruar është TANI –

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) mbështet fuqishëm protestën e thirrur për datën 5 prill, si një akt të domosdoshëm për të kundërshtuar rritjen e paralajmëruar dhe të papërballueshme të çmimit të energjisë elektrike. Lidhja e Bizneseve të Kosovës

fton bizneset të ngrihen kundër rritjes së çmimit të energjisë

Kjo rritje nuk është barrë që duhet ta mbajnë qytetarët dhe bizneset, por është pasojë direkte e dështimeve të institucioneve – të cilat kanë neglizhuar për vite me radhë investimet në prodhimin dhe mirëmbajtjen e energjisë.

Bizneset nuk mund të jenë viktima të mosveprimit institucional.

Rritja e çmimit të energjisë është një sulm direkt ndaj ekonomisë – ajo do të shkaktojë:

Rënie të fitimit për mijëra biznese,

Humbje të vendeve të punës,

Mbyllje të ndërmarrjeve të vogla,

Rritje të çmimeve për qytetarët,

Dobësim të konkurrencës vendore përballë tregjeve të huaja.

Shumë biznese kanë shprehur gatishmërinë të investojnë në energji të pastër – por ligjet aktuale nuk i lejojnë. Po u mbyll një derë zhvillimi, po hapet dera e krizës.

Për më tepër, propozimi për shtimin e blloqeve të konsumit mbi 800 kWh është një tjetër goditje për biznesin dhe qytetarin.

LBK nuk do të heshtë. Nuk do të lejojmë që rritja e çmimit të energjisë të kalojë pa kundërshtim.

Ftojmë të gjitha bizneset, pa dallim, të jenë pjesë e protestës më 5 prill.

Ky është momenti për të qëndruar bashkë dhe për të mbrojtur të ardhmen tonë ekonomike.

Nëse nuk veprojmë sot, do të paguajmë më shumë nesër.

LBK tashmë i ka adresuar vërejtjet dhe shqetësimet tona pranë institucioneve përkatëse, duke argumentuar qartë dëmet që një rritje e tillë e çmimit të energjisë do t’u shkaktonte bizneseve dhe qytetarëve. Si Lidhje e Bizneseve, jemi duke shqyrtuar hapa të mëtejshëm ligjorë dhe institucionalë për të kundërshtuar jo vetëm këtë rritje të pajustifikuar, por edhe planet për liberalizimin e tregut energjetik që po shtyhen përpara pa garanci dhe pa një strategji të qartë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën