Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Dublin.
Kurti ka thënë se anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik, ndërsa ka theksuar nevojën e angazhimi të NATO-s në rajon.
Kryeministri në një postim në Facebook, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon dhe gjithë kontinentin.
“Për ne anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlanike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin. Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të akterëve të jashtëm”, ka shkruar Kurti.
Ai ka njoftuar se është biseduar për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë.








