Një zyrtar policor është prekur nga gazi lotsjellës gjatë protestës që po zhvillohet para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Për shkak të ekspozimit ndaj gazit, policit i është vështirësuar shikimi dhe ai është detyruar të largohet nga zona ku po qëndronin protestuesit.
Ai është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit për t’u larguar nga gazi lotsjellës.







