Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, është detyruar të largohet para kohe nga stërvitja e zhvilluar të martën. Klubi i Bundesligës, Hoffenheimi, ka njoftuar se Berisha ka lënduar gjurin.
25-vjeçari iu bashkua gjatë verës Hoffenheimit nga Augsburu, por deri më tani nuk ka mundur të siguroj vend në përbërjen e parë. Ai ka luajtur në tetë ndeshjet e edicionit aktual, ndërsa nuk ka shënuar gol.