Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Kosovë për vitin 2022, ka konkluduar se ka burime të besueshme që flasin për korrupsion serioz qeveritar dhe mosndëshkueshmëri.
Kica-Xhelili e ka përmendur pikërisht këtë pjesë teksa ka shkruar se “po e lë aty”.
“Po e lë këtu:
“(…) raporte të besueshme për: korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri (…)”
Raporti i Departmentit të Shtetit Amerikan, për Kosovë, për vitin 2022”, ka shkruar ajo në Facebook.