TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për zhvillimin e seancave pas aktgjykimit

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar lëndë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë në lidhje me votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë. Ata po konsiderojnë se partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, në vazhdimësi është duke i shkelur vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për zhvillimin e seancave pas aktgjykimit

Hykmete Bajrami, Shkëmb Manaj e Armend Zemaj nga LDK u bënë bashkë për ta dorëzuar një lëndë të re në Gjykatën Kushtetuese.

Zyrtarët e lartë të LDK-së, i kanë kërkuar Gjykatës që të sqarojë të gjitha normat kushtetuese që lidhen me rregulloren e Kuvendit në lidhje me komisionin për votim të fshehtë.

Ata kanë bërë thirrje që sa më shpejtë të trajtohet kjo lëndë nga Gjykata Kushtetuese.

“Lidhja Demokratike e Kosovës beson se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, e ka qartësuar se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon Grupit më të madh parlamentar dhe se votimi duhet të jetë në pajtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit si dhe të praktikave të mëhershme parlamentare, rrjedhimisht votim i hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Prandaj, me qëllim të zhbllokimit të ngërçit politik dhe institucional si dhe formimin e institucioneve të Kosovës” , tha Shkëmb Manaj nga LDK-ja.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të marrin pjesë në seanca edhe pas dërgimit të lëndës së re në Gjykatën Kushtetuese.

“Natyrisht se do të marrin pjesë në seanca sepse ne në secilën seancë po kërkojmë nga kryesuesi që të kthehet në rendin e ditës dhe të na mundësohet e drejta e votimit. Në qoftë se nuk do të na mundësohet kjo ne përsëri do të veprojmë ashtu siç kemi vepruar dje në shenjë proteste”, tha Bajrami.

Ndërkohë edhe presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se nëse Kuvendi nuk konstituohet së shpejti, ajo do t’i drejtohet Kushtetueses me pyetjen se cilat do të jenë pasojat.

Edhe partia fituese zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’iu drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK-ja mban sot konferencë për media pas zgjedhjes së Presidentit dhe votimit të ligjit për dhomat e specializuara

​DHTIK mirëpret tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Presidentes së Kosovës

​DHTIK mirëpret tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Presidentes së Kosovës

Lushaku-Sadriu: Kosovës i duhet më pak spektakël politik dhe më shumë përgjegjësi

Lushaku-Sadriu: Kosovës i duhet më pak spektakël politik dhe më shumë përgjegjësi

Dy shqiptarë në formacionin e Ligës së Kombeve

Dy shqiptarë në formacionin e Ligës së Kombeve

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me presidenten

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

FIFA zyrtarizon ngritjen historike të Kosovës

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK-ja mban sot konferencë për media pas zgjedhjes së Presidentit dhe votimit të ligjit për dhomat e specializuara

Franca pezullon përdorimin e granatave zhurmuese pasi një 15-vjeçar humbi dorën gjatë protestave

Franca pezullon përdorimin e granatave zhurmuese pasi një 15-vjeçar humbi dorën gjatë protestave

Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, reagon ambasadori Meidani: Demokracia pati edhe votë, edhe zë

Zgjedhja e Presidentes së Kosovës, reagon ambasadori Meidani: Demokracia pati edhe votë, edhe zë

Zabërgja, më i miri i muajit te Metalisti

Zabërgja, më i miri i muajit te Metalisti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën