Lazio spektakël në fushën e Sassuolos – fiton 2-6, huqi dy penallti dhe vazhdon të kryesojë Serie A
Skuadra kryeqytetase dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme, në një ndeshje me tetë gola, raste të shumta dhe dy penallti të humbura.
Taylor kaloi Lazion në epërsi, por Thorstvedt barazoi për Sassuolon. Mysafirët reaguan menjëherë, duke shënuar dy herë me Isaksen dhe Floriani, ndërsa Sassuolo mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq direkt të Thorstvedt.
Esposito shënoi për vendasit, por Zaccagni realizoi për Lazion dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-4. Në pjesën e dytë, Zaccagni pati mundësinë të thellonte epërsinë nga pika e bardhë, por gaboi nga penalltia.
Megjithatë, Lazio vazhdoi të dominonte dhe Noslin shënoi golin e pestë, përpara se të realizonte sërish me një supergol, duke vulosur fitoren e thellë 2-6.
Ndeshja pati edhe një tjetër penallti të humbur nga Frattesi, por kjo nuk e pengoi skuadrën të festonte një fitore bindëse. Lazio në fundjavë e pret Cagliarin në Olimpico, kyrse Sassuolo sërish luan në shtëpi, këtë herë me Fiorentinan.










