TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Largimi i masave, qeveria në detyrë i reagon Bashkimit Evropian

by Tëvë1
11 muaj ago
1
A A
​Largimi i masave, qeveria në detyrë i reagon Bashkimit Evropian

Çdo zvarritje për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës vetëm sa e cenon kredibilitetin e Bashkimit Evropian, thonë në qeverinë në detyrë. Pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri, në ekzekutiv thonë se masat nuk kanë më as kuptim dhe as bazë në realitetin në terren, raporton KosovaPress.

Javën e kaluar kryetarët e zgjedhur nga komuniteti serb në zgjedhjet lokale janë betuar në katër komunat në veri, Mitrovicë e Jugut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në Bashkimin Evropian e kanë mirëpritur tranzicionin e pushtetit në veri, por nuk kanë treguar se kur do të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Madje në një përgjigje për KosovaPress të njëjtit e kanë ndërlidhur heqjen e masave edhe me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit në nivel vendi.

Mirëpo, Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit nuk kanë asnjë lidhje me këtë proces.

Kadiu thekson se masat duhet të hiqen menjëherë dhe plotësisht nga Bashkimi Evropian.

“Së fundmi, Komisioni Evropian konstatoi në Raportin për Vendin në fillim të muajit të kaluar se masat do të hiqen pas zgjedhjeve lokale dhe transferimit të suksesshëm të pushtetit në katër komunat në veri. Edhe kjo tashmë ka ndodhur, në mënyrë paqësore, ligjore dhe pa asnjë incident. Çdo zvarritje tjetër vetëm sa e thellon absurditetin e masave dhe e cenon kredibilitetin e BE-së. Qëndrimi ynë është që masat duhet të hiqen menjëherë dhe plotësisht. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë nuk kanë asnjë lidhje me këtë proces”, thuhet në përgjigjen e tij për KosovaPress.

Bashkimi Evropian në muajin korrik të këtij viti ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese. Sipas qeverisë në detyrë tashmë janë zhbllokuar fonde për Kosovën nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF). Sipas tyre, pas rifillimit të mbajtjes së takimeve në kuadër të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) janë aprovuar edhe projekte me të cilat Kosova ka aplikuar në fusha si energjia apo digjitalizimi.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në vitin 2023, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë, nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën