TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lajçi: Sulmi në Banjskë ka qenë atak edhe ndaj forcave ndërkombëtare në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lajçi: Sulmi në Banjskë ka qenë atak edhe ndaj forcave ndërkombëtare në Kosovë

Rasti i 24 shtatorit e ka shpërfaqë fytyrën e vërtetë, të vjetër e të re të Serbisë në raport me Kosovën. Kështu deklaroi njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Driton Lajçi.

Madje sipas tij, sumi terrorist në Banjskë të Zveçanit nuk ishte sulm vetëm ndaj Kosovës, por ishte atak ndaj KFOR-it, EULEX-it dhe vlerave të Bashkimit Evropian.

“Dhe jo vetëm në raport me Kosovën, ai ka qenë atak edhe në drejtim të forcave ndërkombëtare në Kosovë, edhe KFOR-it, edhe EULEX-it, gjithashtu ka qenë sulm në një prej vlerave kryesore që ka Bashkimi Evropian. Vlerë të cilën janë munduar që ta zbatojnë e ajo është pajtimi ndërmjet shqiptarëve shumicë dhe serbëve. Janë mbajtur me vite të tëra, me dekada projekte, programe për diversitetin kulturor, etnik krijimi i raporteve të mira, shtensionimi i situatës duke pa dallimin si vlerë etj. Dhe në një moment të caktuar brenda një dite, ne e shohim se Serbia e përdorë jo vetëm politikën, diplomacinë, ekonominë, por e përdorë edhe forcën ushtarake në drejtim të Kosovës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë”, tha Lajçi në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.

Tutje Lajçi tha se beson që tashmë edhe Bashkësia Ndërkombëtare e kanë pa si sulm të Serbisë edhe ndaj tyre, pasi sipas tij, këtë po e vërteton edhe aktivizimi i lidershipit në samite të rëndësishme të BE-së.

“Ky ka qenë sulm edhe vet ndaj atyre dhe unë e besoj se ata e kanë pa si të tillë. Prandaj edhe aktivizimi i lidershipit të Bashkimit Evropian kohëve të fundit, e pamë në Shqipëri e pamë në Spanjë, pastaj edhe tash në Bruksel në disa samite të Bashkimit Evropian me mbështetje te SHBA-ve. U pa se roli i Serbisë është destruktiv, është agresiv dhe vazhdimisht do të përpiqet që të minojë rrolin e forcave ndërkombëtare në Kosovë”, shtoi Lajçi.

Ndryshe, sulmi në Banjskë u përshkrua si një nga incidentet më të rënda ndër vite dhe ndodhi pas disa muajsh tensione të larta midis Kosovës dhe Serbisë.

Më 24 shtator grupe të armatosura sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe nesër kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Edhe nesër kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

KEK-u reagon pas paralajmërimeve për grevë: Mirëqenia e punonjësve mbetet prioritet

KEK-u: Vdekjet në ndërmarrje të hetohen mbi bazën e fakteve, pa paragjykime

Gjykata shpall të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, Prokurorja paralajmëron vazhdimin e betejës ligjore

Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë në Lushnje

Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë në Lushnje

TikTok dhe SHBA arrijnë marrëveshje prej 400 milionë dollarësh për privatësinë e fëmijëve

TikTok dhe SHBA arrijnë marrëveshje prej 400 milionë dollarësh për privatësinë e fëmijëve

Dita e 86-të e protestës në Tiranë

Dita e 86-të e protestës në Tiranë

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Sadiku pas fitores në “Taranto 2026”: Synoj medaljen e artë

Sadiku pas fitores në “Taranto 2026”: Synoj medaljen e artë

KEK-u reagon pas paralajmërimeve për grevë: Mirëqenia e punonjësve mbetet prioritet

KEK-u: Vdekjet në ndërmarrje të hetohen mbi bazën e fakteve, pa paragjykime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën