TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lajçak sot në Kosovë për takime me Kurtin dhe opozitën

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Lajçak: Serbia dhe Kosova duhet të përmbushin marrëveshjen e normalizimit deri në fund të vitit

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të mbërrijë në Prishtinë të hënën pasdite për t’u takuar me liderët kosovarë për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera, mëson REL.

Lajçaku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.

Emisari i BE-së vjen në Prishtinë rreth dhjetë ditë pas takimeve të fundit në Bruksel më 26 tetor, ku Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan ndaras me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së.

Teve1.info ka kontaktuar zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, lidhur me detajet e kësaj vizite të Lajçakut, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Para atyre takimeve, pesë emisarët perëndimorë në krye me Lajçakun vizituan Prishtinën dhe Beogradin më 21 tetor, ku ua prezantuan Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin, për të cilin thonë se është model modern evropian, por përmbajtja e të cilit nuk është bërë e ditur deri më sot.

Kurti ka thënë se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë draft-statutin për themelimin e Asociacionit, ndërsa presidenti serb Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de fakto të Kosovës.

Kosovës dhe Serbisë i është bërë e qartë se zbatimi i marrëveshjeve është rruga e vetme drejt integrimit në BE për të dyja vendet.

Burimet diplomatike në Bruksel, po ashtu, thonë se ka përpjekje për të organizuar një takim të ri në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve. Edhe përgatitja e një takimi të tillë mund të jetë një prej arsyeve të udhëtimit të Lajçakut në Prishtinë. Vetë Lajçaku javën e shkuar paralajmëroi se një takim në nivel të kryenegociatorëve do të mund të zhvillohet “së shpejti“.

Tags: albin kurtiMiroslav LajçakOpozita
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksion i Ministrisë së Bujqësisë, rrënohet objekti që shërbente si pompë derivatesh

Aksion i Ministrisë së Bujqësisë, rrënohet objekti që shërbente si pompë derivatesh

Krijimi i Xhandarmërisë së Kosovës, Morina: Numri i pjesëtarëve mund të arrijë deri në 2 mijë

Krijimi i Xhandarmërisë së Kosovës, Morina: Numri i pjesëtarëve mund të arrijë deri në 2 mijë

Në hall me endacakët, mitrovicasi sulmohet nga qentë, pëson plagë të shumta

Në hall me endacakët, mitrovicasi sulmohet nga qentë, pëson plagë të shumta

65 zyrtarë policorë trajnohen për ballafaqimin me turma, Policia: Në fokus, ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operative

65 zyrtarë policorë trajnohen për ballafaqimin me turma, Policia: Në fokus, ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operative

Studim: Rreth 30% e punonjësve shëndetësorë në Evropë të ekspozuar ndaj rrezikut kancerogjen në punë

Ministrja e Jashtme e Rumanisë falënderon Konjufcën për solidaritetin

Ministrja e Jashtme e Rumanisë falënderon Konjufcën për solidaritetin

Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha përfshihet nga flakët

Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha përfshihet nga flakët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën