Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka rrëfyer për përjetimet e të burgosurve shqiptarë në burgjet e ish-Jugosllavisë, duke përshkruar kushtet e rënda dhe torturat me të cilat përballeshin.
Kosumi ka thënë se torturat ndaj të burgosurve shqiptarë ishin të vazhdueshme, ndërsa ka përmendur edhe periudhat e gjata të izolimit.
“Diku nëntë muaj në vetmi, tortura ka pasur gjatë gjithë kohës në burgjet e ish-Jugosllavisë”, ka deklaruar Kosumi në emisionin “Këndi I Debatit” në Tëvë1.
Ai ka theksuar se të burgosurit shqiptarë përballeshin edhe me mungesë të ushqimit, duke thënë se vuanin edhe për bukë, ndryshe nga të burgosurit e tjerë në burgjet e Jugosllavisë.
“Të burgosurit shqiptarë vuanin edhe për bukë, ndryshe nga të tjerët në burgjet e Jugosllavisë. Në burg betonimin me at që po ndodhte në Kosovë, duke e kujtuar 28 nëntorin”, ka thënë Kosumi.







