TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuvendi shqyrton të enjten Projektligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme

by Teve1
33 minuta ago
0
A A
Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë të enjten, në lexim të dytë, Projektligjin për Byronë për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Vendimi për mbajtjen e seancës plenare u mor të hënën nga Kryesia e Kuvendit, ndërsa projektligji është përfshirë në rendin e ditës.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë, shprehu shpresën që projektligji të miratohet sa më shpejt, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të projektligjeve pa vonesa.

“Kryesia e Kuvendit vendosi që të enjten, pra këtë të enjtë, në orën 10:00, të mblidhet Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën plenare, për të trajtuar tema të cilat janë shumë të rëndësishme. E para, edhe projektligji mbi ndarjet buxhetore, por po ashtu edhe projektligji shumë i rëndësishëm për Byronë, pra për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Një nismë që ka nisur para shumë viteve, por fatkeqësisht ende nuk ka arritur që të finalizohet dhe që të jetësohet, prandaj unë uroj që Kuvendi i Republikës së Kosovës këtë projektligj do ta miratojë dhe pastaj do t’i hapet rrugë zbatimit të tij, së pari jetësimit e pastaj zbatimit të qëllimit të këtij ligji në praktikë”, tha Haxhiu.

Miratimi i projektligjit në lexim të dytë do të shënonte një hap të radhës drejt procedimit të tij për zbatim. Ajo ka theksuar se Kuvendi do t’i trajtojë pa vonesa projektligjet që procedohen nga Qeveria, si dhe do të shqyrtojë nisma të reja parlamentare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruaja nga Peja kërkoi mbrojtje para vrasjes, institucionet premtojnë hetim të plotë

Gruaja nga Peja kërkoi mbrojtje para vrasjes, institucionet premtojnë hetim të plotë

Tragjedia në Pejë, familjarët e Arlinda Zekajt nuk pranojnë të flasin për vrasjen

Tragjedia në Pejë, familjarët e Arlinda Zekajt nuk pranojnë të flasin për vrasjen

Policia shpall në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës në Pejë

Policia shpall në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës në Pejë

Njësia B1 e TC Kosova B rikthehet në operim

KEK njofton se është rikthyer njësia B2 e TC Kosova B

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën