TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

by teve1
22 minuta ago
0
A A
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë sot me një deklaratë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi lexoi deklaratën sipas së cilës, Kuvendi qëndron kundër dënimit të ish-krerët e UÇK-së.

Si rrallë herë opozitë-maxhorancë janë bërë bashkë për të kundërshtuar kë vendim të Hagës, teksa deklarata është duartrokitur nga të gjithë deputetët.

“Vendim që e konsideron të padrejtë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Kuvendi rithekson një të vërtetë historike: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, ishte lufta e një populli për t’i dhënë fund represionit, dhunës dhe përndjekjes.Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit sistematik, spastrimit etnik dhe gjenocidit të kryer nga Millosheviçi. UÇK-ja ishte forcë vendimtare e rezistencës së popullit të Kosovës. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë të pandashëm nga kjo histori, nga rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë.

DRAFT DEKLARATË E KUVENDIT TË SHQIPËRISË

“MBI AKTGJYKIMIN E DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË PËR HASHIM THAÇIN, KADRI VESELIN, REXHEP SELIMIN DHE JAKUP KRASNIQIN”

Kuvendi i Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë dhe mosdakordësinë e plotë me një vendim që e konsideron thellësisht të padrejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kuvendi i Shqipërisë rithekson një të vërtetë historike që nuk mund të relativizohet: lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Ishte lufta e një populli për t’i dhënë fund represionit, dhunës dhe përndjekjes dhe për të fituar të drejtën për të jetuar të lirë në vendin e vet.

Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit sistematik, dhunës, spastrimit etnik dhe genocidit të kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviçit.

Pa luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtimit gjakatar serb, historia e çlirimit të Kosovës nuk mund të kuptohet.

UÇK-ja ishte forcë vendimtare e rezistencës së popullit të Kosovës dhe e rrugës që çoi drejt çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së saj. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë të pandashëm nga kjo histori, nga lufta për çlirim dhe nga rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së saj.

Një aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli. Nuk mund të zhbëjë karakterin çlirimtar të luftës së Kosovës apo të barazojë agresorin me viktimën. Nuk mund të zhbëjë sakrificën e UÇK-së.

Kuvendi shpreh shqetësimin e thellë për standardet e dyfishta në trajtimin e së kaluarës së përgjakshme të rajonit.

Nderimet publike dhe shtetërore që u rezervohen personave të dënuar për krime lufte, si edhe glorifikimi i figurave të lidhura me gjenocidin dhe spastrimin etnik, përfshirë Ratko Mladiçin, cenojnë kujtesën e viktimave, pengojnë pajtimin dhe bien ndesh me vlerat europiane.

Kuvendi qëndron kundër çdo përpjekjeje të Serbisë dhe Rusisë për ta instrumentalizuar politikisht këtë proces, për të relativizuar krimet e regjimit të Miloševićit dhe për të delegjitimuar luftën çlirimtare, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me Kosovën, popullin dhe institucionet e saj, si dhe pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe familjeve të tyre.

E palëkundur mbetet bindja jonë në pafajësinë e tyre dhe po aq e palëkundur mbetet e vërteta historike: UÇK-ja luftoi për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Kuvendi pret që të gjitha mjetet juridike dhe shkallët e mëtejshme të procesit të ndiqen deri në fund, duke garantuar respektimin e plotë të standardeve të procesit të rregullt ligjor.

Kuvendi i Shqipërisë angazhohet që:

Në të gjitha forumet ndërkombëtare të denoncojë krimet e regjimit serb të Slobodan Milosheviçit në Kosovë, përfshirë aktet gjenocidale, krimet e luftës dhe dhunën seksuale gjatë luftës; të kërkojë drejtësi për viktimat dhe të dënojë mungesën e angazhimit të autoriteteve serbe për zbardhjen e këtyre krimeve, vendosjen e përgjegjësisë dhe garantimin e drejtësisë për viktimat.

Të koordinojë veprimet me Kuvendin e Kosovës, dhe i bën thirrje të dyja Qeverive tona që gjithashtu të koordinojnë veprimet, me qëllim korrigjimin e kësaj padrejtësie në rrugë institucionale./rtsh.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen armë dhe municion në Malishevë

Sekuestrohen armë dhe municion në Malishevë

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë ndaj tre personave në Deçan për drogë dhe armë

Maqedonci: Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë–Shqipëri, FSK-ja zhvillon qitje me mortaja

Maqedonci: Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë–Shqipëri, FSK-ja zhvillon qitje me mortaja

Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Sekuestrohen armë dhe municion në Malishevë

Sekuestrohen armë dhe municion në Malishevë

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë ndaj tre personave në Deçan për drogë dhe armë

Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Maqedonci: Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë–Shqipëri, FSK-ja zhvillon qitje me mortaja

Maqedonci: Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë–Shqipëri, FSK-ja zhvillon qitje me mortaja

Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Jordania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje

Jordania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje

Foda flet për jerm të parë për largimin e Rrahmanit nga Kombëtarja

Foda flet për jerm të parë për largimin e Rrahmanit nga Kombëtarja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën