Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Pastrimi Prishtina”.
Propozim-vendimi mori mbështetjen e 34 asamblistëve në seancën e Kuvendit Komunal.
Sipas rezultatit të votimit, nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Gjatë diskutimit për këtë pikë, drejtori i Shërbimeve Publike, Leotrim Retkoceri, e ka cilësuar themelimin e ndërmarrjes si një hap të rëndësishëm për kryeqytetin.
Retkoceri ka deklaruar se themelimi i “Pastrimi Prishtina” është jetik për Prishtinën./teve1.info/




