TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuvendi i Mitrovicës së Jugut miraton deklaratën “Jo në emrin tim”

by Teve1
49 minuta ago
0
A A
Kuvendi i Mitrovicës së Jugut miraton deklaratën “Jo në emrin tim”

Me 28 vota për, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut ka miratuar sot deklaratën lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në seancë mungoi kryetari i Komunës, Faton Peci.

Në deklaratë shprehet mospajtimi me aktgjykimin e shpallur më 16 shtator 2026 nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Më tej theksohet se për një dënim penal të kësaj peshe, përgjegjësia personale e secilit të akuzuar duhet të provohet me prova të qarta, konkrete dhe bindëse, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se përgjegjësia penale individuale nuk duhet të ndërtohet mbi supozime, përgjithësime, dëshmi të tërthorta apo lidhje të nxjerra nga pozitat politike dhe ushtarake që individët kanë mbajtur gjatë luftës.

Deklarata është lexuar para anëtarëve të Kuvendit nga shefi i Grupit të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, i cili ka paraqitur qëndrimin e këtij kuvendi lidhur me aktgjykimin.

“Standardi më i lartë i provueshmërisë penale shpreh mospajtimin e thellë me atë gjykim të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara nga trupi gjykues, të datës 16 shtator 2026, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zotit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Kuvendi konsideron se për një dënim penal të kësaj peshe, përgjegjësia personale e secilit të akuzuar duhet të provohet me prova të qarta, konkrete, bindëse dhe përtej çdo dyshimi të arsyeshëm. Kuvendi shpreh shqetësimin se përgjegjësia penale individuale nuk duhet të ndërtohet mbi supozime, përgjithësime, dëshmi të tërthorta apo mbi lidhjet e nxjerra nga pozita politike, ushtarake dhe ushtarake që individët kanë mbajtur gjatë luftës. Kuvendi vlerëson se vetë trupi gjykues ka shpallur të akuzuarit të pafajshëm për akuza për krime kundër njerëzimit, pasi është konstatuar se Prokuroria nuk ka arritur të provonte përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të përhapur ose sistematik kundër popullatës civile”, tha Ibrahimi.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, Safet Kamberi, tha se Kuvendi shpreh solidaritet me familjet e ish-krerëve të UÇK-së dhe bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe unitetit.

“Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Jugore shpreh solidaritet me familjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, si dhe me të gjithë ata që këtë proces e kanë përjetuar me dhimbje dhe shqetësim. Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Jugore u bën thirrje qytetarëve të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës që, përkundër dhimbjes dhe emocioneve të forta, të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe unitetin, duke shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore dhe institucionale”, tha Kamberi.

Më 16 shtator, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan nga Gjykata Speciale. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit po protestojnë edhe sonte në Prishtinë

Nis protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Nis protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar për Snajper

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar për Snajper

Suspendohet zyrtari i trafikut pas incidentit me Aida Dërgutin

Suspendohet zyrtari i trafikut pas incidentit me Aida Dërgutin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën