TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar

by tëvë1
40 minuta ago
1
A A
Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshëm një aktgjykim të Gjykatës Supreme që kishte rrëzuar ndryshimet e bëra nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në rregulloren për Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, duke konstatuar se Supremja ka shkelur të drejtën për gjykim të drejtë dhe pavarësinë institucionale të KPK-së.

Vendimi është marrë në rastin KI331/25, pas kërkesës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 14 korrikut 2025. Kushtetuesja vendosi njëzëri se kishte pasur shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, që garanton të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, si dhe të nenit 110 që garanton pavarësinë e KPK-së.

Për pasojë, ajo e anuloi vendimin e Supremes dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim.

Kontesti lidhej me pozitën e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, funksion që prej vitit 2013 mbahej nga prokurori Shqipdon Fazliu.

Në prill të vitit 2025, KPK kishte ndryshuar rregulloren ekzistuese, duke përcaktuar që mandati i Koordinatorit Kombëtar të jetë trevjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat tjetër.

Pas hyrjes në fuqi të rregullores së re, Fazliu e kishte paditur KPK-në në Gjykatën Supreme, duke pretenduar se ndryshimet kishin efekt retroaktiv dhe cenonin pozitën e tij.

Supremja e kishte pranuar padinë, duke vlerësuar se KPK nuk mund të ndryshonte në mënyrë të njëanshme statusin e Koordinatorit pa koordinim me institucionet nënshkruese të Memorandumit të Bashkëpunimit dhe se kufizimi i mandatit ishte bërë pa bazë të mjaftueshme ligjore.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese arriti në përfundim të kundërt. Sipas saj, Kushtetuta dhe Ligji për KPK-në nuk e obligojnë këtë institucion që për çështjet e organizimit të brendshëm të konsultohet me palë të tjera, përfshirë edhe për caktimin e prokurorëve në pozita të veçanta. Gjykata theksoi se KPK gëzon pavarësi institucionale në organizimin e brendshëm, përderisa vepron në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Kushtetuesja po ashtu vlerësoi se rasti nuk mund të krahasohet me vendimet e mëparshme që kishin të bënin me kufizimin e mandateve të anëtarëve të KPK-së, pasi pozita e Koordinatorit Kombëtar nuk kishte mandat të përcaktuar qartë me ligj apo me rregulloren e vitit 2013. Sipas Gjykatës, mandati i përhershëm i Fazliut ishte ai i prokurorit, ndërsa funksioni i Koordinatorit ishte një detyrë e caktuar nga KPK-ja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman: Pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet e reja

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman: Pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet e reja

Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit jopublik?

Ky është linku ku mund të ankohen ata që nuk i kanë marrë 100 eurot e Qeverisë

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Një muaj paraburgim ndaj dy të arrestuarve për vrasjen në Prizren

BQK dhe CBUAE nënshkruajnë memorandum për forcimin e bashkëpunimit në mbikëqyrje, financa dhe FinTech

BQK dhe CBUAE nënshkruajnë memorandum për forcimin e bashkëpunimit në mbikëqyrje, financa dhe FinTech

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën