TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kushtetuesja publikon aktgjykimin: Kuvendi nuk është konstituuar

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot aktgjykimin e plotë, në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kushtetuesja ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0 0
A A

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Mes tjerash, Kushtetuesja ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

“Gjykata në përbërje të plotë, pas këshillimit, njëzëri, vendosi: (i) të konstatojë, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; (ii) të urdhërojë, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66” , thuhet në aktgjykim.

Gjithashtu, në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet qartë se deputetët nuk e kanë për obligim  votimin në pako të nënkryetarëve.

“Gjykata rikujton se nga dispozitat kushtetuese, të Rregullores së Kuvendit dhe praktika gjyqësore e Gjykatës nuk rezulton ndonjë obligim i deputetëve për votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit, qofshin ata që propozohen nga 3 (tre) grupet më të mëdha parlamentare apo komunitetet që nuk janë shumicë. Në këtë kontekst, duke qenë se votimi në pako nuk është shprehimisht i përcaktuar në Kushtetutë, i njëjti mund të realizohet nëse ka dakordim në mes të grupeve parlamentare apo deputetëve” , ka bërë të ditur Kushtetuesja.

Lista Serbe insistonte se mosvotimi në pako i nënkryetarëve përbënte shkelje ligjore, por Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Emilja Rexhepi është zgjedhur në mënyrë të duhur nënkryetare e Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.

Aktgjykimi i publikuar të mërkurën i obligon deputetët që të zgjedhin një nënkryetar nga komuniteti serb brenda 12 ditësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zemaj: Protestat do ta detyrojnë Qeverinë të marrë përgjegjësi për rastin e Arlinda Zekajt

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri në krye të saj

​AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

​AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Policia parandalon një 17-vjeçare të hidhet nga nënkalimi në Ferizaj

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën