TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kush qëndron në sallë për Osmanin?

Jo më larg se në muajin mars, legjislatura e re e Kuvendit do të përballet me sfidën e parë të vështirë. Partisë që ka shumicën në Parlament, Lëvizjes Vetëvendosje, do t’i duhet t’i siguroj 80 vota për të kaluar propozimi i mbështetur nga ta.

by Fetije Kamberi
2 javë ago
5 0
A A

Brenda Kuvendit  jo më larg se në muajin mars do të votohet për Presidentin e vendit.

Pavarësisht që ka kohë mbi dy muaj, emri i vetëm i përfolur është ai i Presidentes aktuale, Vjosa Osmanit.

Megjithatë, ajo duket se nuk do ta ketë të lehtë sigurimin e 81 votave.

Këtë çështje, politologu Melazim Koci, thotë se e di mirë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti..

“Zotëri Kurti e ka shpjeguar shumë mirë këtë çështje, në dy deklaratat e fundit ka thënë se mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, disa e kanë interpretuar si shantazh ndaj opozitës për ti dhënë votat, por unë nuk mendoj që është shantazh, është ndërgjegjësim i tij që ka probleme në sigurimin e 80 votave. Ai nuk ka arritur të konstituoj Kuvendin dhe Parlamentin në mungesë të katër/pesë votave, pse është më lehtë tani të sigurohen 14 vota dhe unë mendoj që ai është i vetëdijshëm për këtë problem. E dyta, ai ka pohu se nuk dëshiron koalicion me askënd sepse ka numra të mjaftueshëm për qeverisje dhe besoj që dëshiron që zonja Osmani të jetë presidente por thjeshtë nuk i ka edhe 14 numra, nëse ata numra zonja Osmani mund ti siguroj atëherë do të jetë presidentja e re, nëse jo duhet gjetur kandidat tjetër, kandidat të pavarur dhe unë mendoj që zgjidhja më e mirë do të ishte nëse partitë politike që tani fillojnë të zhurmojnë një kandidat i cili nuk do të dalë as nga Vetëvendosje e as nga partitë e tjera” , shprehet Koci.

Se brenda sallës nuk mjaftojnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të partive të pakicës e thotë edhe hulumtuesi nga Instituti Demokratik i Kosovës, Vullnet Bugaqku.

Ai thotë se prezent duhet të jetë 80 deputetë për dy raundet e para.

“Proceduralisht, një kandidaturë për tu nominuar për president, duhet ti siguroj të paktën 30 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës paraprakisht, që i bie që nesh Kuvendi ka 120 deputetë të paktën katër kandidatë kanë mundësi që ti sigurojnë nga 30 nënshkrime. Mirëpo procedura e zgjedhjes së presidentit nuk mund të zhvillohet pa kundër-kandidat. Ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese në rastin Pacolli se në gjitha fazat, në raundin e parë, të dytë dhe të tretë duhet të votohen dy kundër-kandidat për president që të përmbushet norma kushtetuese dhe rrjedhimisht procesi zhvillohet në tre raunde, në dy raundet e para duhet domosdo të ketë prezencë të 80 deputetëve në sallë dhe të votojnë këta 80 deputetë për njërin nga kandidatët, pra duhet të jenë 80 vota në kuti të votimit. Në qoftë se asnjëri nga kandidatët në dy raundet nuk i siguron këto vota për tu zgjedhur president atëherë kushtetuta thotë se zhvillohet raundi i tretë i votimit dhe këtë herë mjaftojnë 61 vota në kuti për një kandidat që të zgjidhet president”, thotë ai.

Bugaqku tregon edhe disa nga afatet kohore për këtë procedurë.

Në aktvendimin e vitit 2016, Gjykata Kushtetuese në rastin KO47/16 për zgjedhjen e Hashim Thacit si President i Kosovës, kishte treguar se 120 deputetët nuk e kanë obligim të qëndrojnë në sallë kur votohet Presidenti i Republikës së Kosovës.

Kësisoj, të zgjedhurit e popullit kanë të drejtë të mos qëndrojnë në Kuvend kur të ketë propozime që nuk i përkrahin.

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Sot mbahen seancat dëgjimore për të arrestuarit në Prizren

Sot mbahen seancat dëgjimore për të arrestuarit në Prizren

Komuna e Mitrovicës me aksion për largimin shitësve ilegalë

Komuna e Mitrovicës me aksion për largimin shitësve ilegalë

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Elezi: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Rinumërohen mbi 55% e vendvotimeve

Sot mbahen seancat dëgjimore për të arrestuarit në Prizren

Sot mbahen seancat dëgjimore për të arrestuarit në Prizren

Komuna e Mitrovicës me aksion për largimin shitësve ilegalë

Komuna e Mitrovicës me aksion për largimin shitësve ilegalë

Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Elezi: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Hap historik për futsallin, mirëpritet përfshirja në Lojërat Mesdhetare 2030

Hap historik për futsallin, mirëpritet përfshirja në Lojërat Mesdhetare 2030

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Rinumërohen mbi 55% e vendvotimeve

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën