TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti tha se Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, Berisha e akuzon për koordinim me Vuçiqin

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Kurti tha se Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, Berisha e akuzon për koordinim me Vuçiqin

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se vendi duhet përgatitur për hakmarrje nga Serbia pasi që presidenti serb nuk ka hequr dorë nga projekti “Serbia e Madhe”. E deputeti i PDK-së pretendon se Kurti bashkë me Vuçiqin po inskenojnë sërish një sulm të ngjashëm me atë të Banjkës.

Kosova duhet të përgatitet për një hakmarrje nga Serbia.

Kështu ka paralajmëruar kryeministri, Albin Kurti duke thënë se presidenti serb Vuçiq është duke e mashtruar Perëndimin dhe se nuk ka hequr asnjëherë dorë nga projekti “Serbia e Madhe”.

“Vuçiq thjesht po mashtron Perëndimin. Elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Kjo është pikërisht ajo që Vuçiq dëshiron të bëjë me Kosovën. Ushtron durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, deklaroi Kurti.

Por deputeti opozitar, Hisen Berisha pretendon se Kurti dhe presidenti Vuçiq po planifikojnë të inskenojnë një tensionim të situatës në veri të vendit.

“Ky kryeministër në koordinim me Vuçiçin do ta inskenojnë edhe një skenar tjetër të tipit Banjska. Dytë do t’i shërbejnë, ky (Vuçiq) do ta tërheq vëmendjen e serbëve që janë ngritur kundër Vuçiqit kah Kosova, e ky (Kurti) do ta shfrytëzojë këtë moment të daljes së këtyre serbëve që do dalin me armë të cilat do ti marrin diku në një vendbazim siç ishte ai fshati në Zubin Potok dhe do të dalin në skenë dhe pastaj do të ndërhyjë me polici, dhe ky është krejt një skenar për t’a rritë prestigjin dhe imazhin e tij”, tha Berisha.

Sipas tij, krejt kjo do të bëhet për të rritur përkrahjen në kohën e fushatës ndaj kreut qeveritar.

“Se i duhen atij votat dhe këto vota me ja siguru Vuçiqi përmes këtij skenari patriotik, pra qe unë po paralajmëroj fillimin e janarit si momentin kur ky do ta inskenojë një situatë të tillë dhe do të ndërhyjë heroikisht me ato format siç dijnë këta me lujtë rolin se hala mendojnë se kanë deficit në luftë, njëri është dezertor ai ministri, i brendshëm ky është keqpërdorues i statusit nuk ka qenë është dorëzu para forcave serbe e kanë zhburrnu atje”, tha ai.

Ndërkohë, se ka indikacione për sulm të mundshëm e thotë edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

“Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte deklaroi një gjë të tillë, situata akoma është jo vetëm në Kosovë me pretendime serbe por edhe në rajon, në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë mu nga tendencat aggresive serbe sidomos edhe tash që e thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ajo u thirr në situatën globale të mundshme të eskalimit”, tha Ibishi.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri  Kurti thotë se mund të ketë sulm të mundshëm nga shteti serb.

ShareTweet

Postime të ngjashme

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

​Mot i nxehtë në Kosovë javën e ardhshme, temperatura më e lartë 34 gradë

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Prindërit mbushin libraritë, subvencionet për libra nuk mjaftojnë për të gjithë

Prindërit mbushin libraritë, subvencionet për libra nuk mjaftojnë për të gjithë

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

Ministri izraelit mburret me kushtet e ashpra në burgjet izraelite për gratë palestineze

Ministri izraelit mburret me kushtet e ashpra në burgjet izraelite për gratë palestineze

Islandezët votojnë kundër rinisjes së negociatave për anëtarësimin në BE

Islandezët votojnë kundër rinisjes së negociatave për anëtarësimin në BE

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

​Mot i nxehtë në Kosovë javën e ardhshme, temperatura më e lartë 34 gradë

Dhuna dhe tensionet në Serbi pas tubimit të SNS-së: Opozita kërkon përgjigje

Dhuna dhe tensionet në Serbi pas tubimit të SNS-së: Opozita kërkon përgjigje

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Britanikja vritet me thikë në stacionin gjerman, arrestohet i dyshuari

Britanikja vritet me thikë në stacionin gjerman, arrestohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën