TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Shkëmbimi vjetor tregtar me Turqinë po rritet

by teve1
1 vit ago
0
A A
Kurti: Shkëmbimi vjetor tregtar me Turqinë po rritet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada turke në Kosovë, me rastin e shënimit të 101- vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë.

Kurti ka theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dypalësh gjatë katër viteve të fundit, duke veçuar ato në fushën e ekonomisë, mbrojtjes dhe sigurisë.

“Gjatë vizitës sime të fundit në vendin tuaj në qershor, pata kënaqësinë të vizitoj kompaninë e njohur Baykar Technologies, me Heluk dhe Selçuk Bayraktar, të njohur në mbarë botën për prodhimin e dronëve Bayraktar TB2, të cilët tani janë pjesë thelbësore e arsenalit mbrojtës të Kosovës. Krahasuar me periudhën 2018-2020, Kosova ka rritur investimet e saj në blerjet e armëve në vitet 2021-2023 nga 4 milionë në 239 milionë euro. Republika e Turqisë është një anëtare shumë e vlefshme dhe e fuqishme e NATO-s. Ne duam t’i bashkohemi aleancës euroatlantike jo vetëm për të përfituar, por edhe për të kontribuar – Kosova tashmë ka tejkaluar ndarjen buxhetore prej 2% të PBV-së për mbrojtjen e saj, duke përmbushur kriteret e NATO-s të vendosura në Samitin e saj në Uells dhjetë vjet më parë”, është shprehur ai.

Po ashtu, ai ka shtuar se në kuadër të vizitës këtë vit në Turqi, qëllimi kryesor ka qenë edhe hapja e Forumit të parë të Biznesit Kosovë–Turqi, të mbajtur në Stamboll më 3 qershor, gjersa shkëmbimi vjetor tregtar me Turqinë është duke u rritur dhe tejkaluar gati një miliard euro.

“Siç e kam theksuar në Stamboll, nuk ka pasur kurrë kohë më të mirë se tani që kompanitë turke të përfitojnë nga potenciali investues në Kosovë. Kjo vlen veçanërisht në tre fusha specifike. E para është bujqësia dhe përpunimi i ushqimit; e dyta është prodhimi, pajisjet elektrike, metali, plastika dhe druri; dhe e treta është shërbimet e jashtme të biznesit të mundësuar nga sektori i IT, zhvillimi i softuerit, kontabiliteti digjital dhe marketingu digjital”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti, gjatë takimit ka përmendur edhe se në raportin e ri të këtij gushti nga Intelligence, Kosova është vlerësuar si një destinacion investimi, duke e renditur atë në vendin e dytë ndër ekonomitë e reja dhe në zhvillim të Evropës, dhe të pestën në të gjithë botën, për tërheqjen e nivelit më të lartë të investimeve të huaja direkte në raport me PBV-në.

“Këtu në Kosovë, ku rritja ekonomike dhe progresi demokratik, avancimi social dhe stabiliteti institucional të gjitha vazhdojnë të ecin krah njëra tjetrës, ne jemi shumë të lumtur të shërbejmë si konfirmim për tezën e profesor Acemoglu”, ka theksuar ai.

Gjithashtu Kurti ka shprehur nderimin për të rënët e sulmit terrorist të javës së kaluar në selinë e Industrive Turke të Aviacionit dhe Hapësirës, TUSAŞ, në Ankara.

“Sot ne nderojmë këta pesë martirë, dhe Republikën për të cilën ata ranë, teksa i shërbenin asaj”, ka thënë kryeministri Kurti./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHPK del me njoftim, tregon në cilat rajone ka ndryshime të situatës me cilësinë e ujit pas vërshimeve

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Trump kërcënon të përdorë Aktin e Kryengritjes për t’i dhënë fund protestave në Minneapolis

Trump kërcënon të përdorë Aktin e Kryengritjes për t’i dhënë fund protestave në Minneapolis

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

Në QNR rinumërohen 158 nga 914 vendvotime

OKB rivendos sanksionet ndaj Iranit

Protestat në Iran: Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret takim urgjent pas kërkesës së SHBA-së

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHPK del me njoftim, tregon në cilat rajone ka ndryshime të situatës me cilësinë e ujit pas vërshimeve

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në ShBA

KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit

MKRS-ja: Zgjedhja e Bekë Berishës për kryetar të KB Prishtinës, në kundërshtim me ligjin

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja cakton datat për deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën