TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti: Ruajtja e energjisë përmes baterive do ta stabilizojnë sistemin elektroenergjetik të vendit

by tëvë1
1 vit ago
6
A A
​Kurti: Ruajtja e energjisë përmes baterive do ta stabilizojnë sistemin elektroenergjetik të vendit

Sistemi për ruajtjen e energjisë përmes baterive do ta stabilizoj sistemin elektroenergjetik të vendit dhe do ta ul koston e importi të energjisë.

Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCA Kosova), lidhur me procedurat e parakualifikimit për Dizajnimin dhe Ndërtimin e Sistemeve të Mëdha për Ruajtjen e Energjisë përmes Baterive.

Kryeministri, Kurti u shpreh se me këtë sistem të ruajtjes së energjisë do të rritet siguria dhe besueshmëria e furnizimit me energji.

Ai shtoi se 125 megavat të këtij sistemi do të operojnë nën Korporatën e Energjisë dhe 45 megavat të tjera nën KOSTT.

“Është mirë që vitin ta fillojmë me një sukses të këtillë për sektorin e energjisë. Për dekada të tëra Kosova është përballur me vështirësi ne nuk kemi pasur nevojë vetëm për investime por për një vizion që sjell rezultate që nuk mund të kthehen prapa. I kemi vënë vetës synime ambicioze dhe kemi caktuar një vizion sa është solidit edhe largpamës. Ne e kemi të qartë që ndërtimi i kapaciteteve të reja nuk mjafton, ne po sigurohemi që të ndërtojmë infrastrukturën e duhur për t’i mbështetur kapacitetet e reja. Po hapim zyrtarisht procesin e parakualifikimit për ndërtimin e sistemeve të ruajtjen e energjisë me bateri të cilët do t’i vendosim në Ferizaj dhe Istog. 125 megavat të këtij sistemi do të operojnë nën Korporatën e Energjisë dhe 45 megavat të tjera nën KOST që do të përdoren për balancim të rrjetit… Do të kenë ndikim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejt. Së pari do ta stabilizojnë sistemin elektroenergjetik të vendit dhe do ta ulin koston e importit të energjisë, së dyti do të rrisin sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji si për amvisëri ashtu edhe për bizneset dhe se treti do të hapim rrugën për integrimin e me tejshme të energjisë nga burimet e ripërtritshme si era, uji dhe dielli”, tha Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se programi Compact ka qenë vendimi i duhur për sistemin energjetik në Kosovë.

Ajo tha se realizimi i këtij projekti do t’i kursejnë sistemit elektroenergjetik të Kosovës më shumë se 15 milionë euro në vit.

“Kjo ngjarje ka edhe rëndësi shumë të madhe duke qenë se programi kompakt, ka qenë vendimi i parë i madh si ministre dhe si qeveri në sektorin e energjisë. Jam e bindur si asnjëherë më parë që vendimi ka qenë i duhur dhe nuk ka asgjë më të mirë që mund të bëjmë për sistemin tonë elektroenergjtik energjetik dhe për tranzicionin tonë energjetik se sa ti ndërtojmë këto bateri… Rezervat e energjisë që do të ndërtohen përmes këtij programi do ti kursejnë sistemit elektroenergjetik të Kosovës një shumë prej më shumë se 15 milion euro në vit”, tha ajo.

Drejtori Vendor Rezident i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, Rinor Gjonbalaj tha se sistemi i ruajtjes së energjisë do të jetë i pari në rajon.

Sipas tij përmes baterive do të ofrohet qëndrueshmëri në energji.

“Ky sistemi i ruajtjes së energjisë do të jetë i pari në rajon që do t’i mundësoj Kosovës të integroj energjinë ripërtrishme në rrjet të stabilizoj furnizimin me energji dhe të ulë varësin nga importi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me infrastrukturën por për ndryshimin mbështetës që do të ofroj energji më të qëndrueshme në Kosovë”, u shpreh ai./kp

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Gaxherri: Albin Kurti ka devijuar rrugën, me Lidhjen Demokratike të Kosovës garantojmë zgjidhje jo zgjedhje

Gaxherri: Albin Kurti ka devijuar rrugën, me Lidhjen Demokratike të Kosovës garantojmë zgjidhje jo zgjedhje

Gaxherri: Vjosa Osmani po kthehet në shtëpinë e vet në LDK,  besojmë në fitore

Gaxherri: Vjosa Osmani po kthehet në shtëpinë e vet në LDK, besojmë në fitore

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në kryeqytet, lëndohet një person

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në kryeqytet, lëndohet një person

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Konfirmohet, shtyhet vendimi përfundimtar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Info Nata”- 05.05.2026

“Info Nata”- 05.05.2026

Arsenali mposht Atleticon, kalon në finale të Championsit

Arsenali mposht Atleticon, kalon në finale të Championsit

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Konfirmohet, shtyhet vendimi përfundimtar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ejupi: Vjosa Osmani është shansi i fundit për LDK-në

Ejupi: Vjosa Osmani është shansi i fundit për LDK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën