TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Ata vepruan deri në vdekje për lirinë e Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rama: Kënaqësi sa herë takohem me Kurtin edhe pse shumë kush nuk e beson

Kurti tha se arsyeja e atentatit kriminal të autoriteteve të Serbisë, ishte aktiviteti i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës për më shumë liri, për liri të plotë për shqiptarët dhe për çlirimin e Kosovës, shkruan teve1.info

Kryeministri, Kurti ka deklaruar se profili i Jusuf Gërvallës është ai i një personaliteti kompleks, i një gazetari dhe aktivisti, i një poeti dhe këngëtari, si dhe i një patrioti që formimin e tij intelektual e përktheu në aktivitet politik, thellësisht politik. Ashtu siç edhe ai i Kadri Zekës, gazetarit dhe poetit, që artikuloi edhe në teza politike aktivitetin e tij dhe të shokëve të tjerë, në organizatat politike ilegale të kohës.

“Lavdi Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, mes dëshmorëve që vepruan deri në vdekje për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

”Deklaroj se mua J.G., vëllanë tim B.G. dhe shokun i vrau policia e fshehtë jugosllave… për të vetmen arsye se ne luftojmë për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës… dhe që Kosova të jetë Republikë… Kaq kisha.” – Me këto fjalë i ka përshkruar çastet e fundit të jetës së Jusuf Gërvallës, shkrimtari Ismail Kadare, në tregimin e tij “Baladë për Jusuf Gërvallën”.

Por ky nuk është vetëm një dialog letrar, sepse ky tregim rrëfen një ngjarje të vërtetë historike. Si sot, plot 41 vite më parë, më 17 janar 1982, shërbimi sekret i Jugosllavisë vrau në Untergrupenbach pranë Heilbronnit në Gjermani, Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën. Arsyeja e këtij atentati kriminal të autoriteteve të Serbisë, ishte aktiviteti i tyre për më shumë liri, për liri të plotë për shqiptarët, për çlirimin e Kosovës, për Republikën e Kosovës!

Profili i Jusuf Gërvallës është ai i një personaliteti kompleks, i një gazetari dhe aktivisti, i një poeti dhe këngëtari, si dhe i një patrioti që formimin e tij intelektual e përktheu në aktivitet politik, thellësisht politik. Ashtu siç edhe ai i Kadri Zekës, gazetarit dhe poetit, që artikuloi edhe në teza politike aktivitetin e tij dhe të shokëve të tjerë, në organizatat politike ilegale të kohës.

Jusufi na ka lënë shumë këngë bashkë me vëllain e tij Bardhoshin që ende dëgjohen dhe këndohen, siç na ka lënë dhe një trashëgimi letrare origjinale që vazhdon të lexohet dhe studiohet. Por mbi të gjitha, ai i ka lënë trashëgimi historisë moderne të Kosovës dosjen e tij, që nuk është vetëm dosja e vetë Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, por është edhe dosja e një kohe kur Serbia shtypte dhe diskriminonte shqiptarët mbi baza etnike, burgoste, përndiqte dhe vriste ata që kishin guxim qytetar dhe vullnet politik për të kundërshtuar politikat e saj dhe për t’u ngritur kundër gjendjes së shqiptarëve në Jugosllavi.

Lavdi Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, mes dëshmorëve që vepruan deri në vdekje për lirinë e Kosovës!

Tags: albin kurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

ZRRE miraton tarifat për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n pa ndryshime në çmimin e energjisë për vitin 2026

ZRRE miraton tarifat për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n pa ndryshime në çmimin e energjisë për vitin 2026

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni deri më 17 maj për ta bërë ndryshimin në Kosovë

IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve pas dyshimeve për keqtrajtim të një qytetari në veri

Në aksionin e sotëm u arrestuan tre zyrtarë policor, IPK jep detaje

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Aksioni i Policisë, arrestohen gjashtë persona – dyshohen për këto vepra penale

Ditari:07.05.2026

Ditari:07.05.2026

​OBSH: Hantavirusi nuk paraqet fillimin e një pandemie

​OBSH: Hantavirusi nuk paraqet fillimin e një pandemie

ZRRE miraton tarifat për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n pa ndryshime në çmimin e energjisë për vitin 2026

ZRRE miraton tarifat për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n pa ndryshime në çmimin e energjisë për vitin 2026

Helmimi i dhjetëra studentëve të Akademisë së Policisë, reagon drejtori Hita: Morëm masat, dy personat përgjegjës u arrestuan

Helmimi i dhjetëra studentëve të Akademisë së Policisë, reagon drejtori Hita: Morëm masat, dy personat përgjegjës u arrestuan

Kishte humbur prej disa ditësh, 30-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Kishte humbur prej disa ditësh, 30-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni deri më 17 maj për ta bërë ndryshimin në Kosovë

IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve pas dyshimeve për keqtrajtim të një qytetari në veri

Në aksionin e sotëm u arrestuan tre zyrtarë policor, IPK jep detaje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën