TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përfundon vizitën në Britani, thotë se nesër do t’i takojë policët që u liruan dje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti përfundon vizitën në Britani, thotë se nesër do t’i takojë policët që u liruan dje

Kryeministri Albin Kurti i ka përmbledhur takimet që i ka zhvilluar me zyrtarë të ndryshëm të ekzekutivit dhe parlamentit të Britanisë së Madhe.

Fillimisht Kurti ka përmendur takimin që ka zhvilluar me Sekretarin e Punëve të Jashtme, James Cleverly, me të cilin ka thënë se ka komunikim të vazhdueshëm.

“Me Sekretarin e Punëve të Jashtme, James Cleverly me të cilin jam në kontakt e komunikim të rregullt, diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe, për zhvillimet në Kosovë dhe për rëndësinë e shtensionimit të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit. Republika e Kosovës është përherë mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur e të pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Kurti.

Mes takimeve të shumta ka shkoqitur edhe atë me ish-kryeministrin Tony Balir.

“E miq laburistë kemi edhe jashtë institucioneve por që ishin kyç aq sa i drejtonin ato. Republika e Kosova dhe populli i saj i janë përherë mirënjohës ish-kryeministrit britanik Tony Blair për rolin dhe vendosshmërinë e tij për ndërhyrjen humanitare në Kosovë e cila ndali përfundimisht gjenocidin e shtetit serb mbi shqiptarët vendas.  Në takimin miqësor që patëm e njoftova për arritjet e Kosovës në rrafshin ekonomik, social, të të drejtave të njeriut, dhe institucional, duke ndarë me të bindjen që Kosova është histori e etabluar e suksesit të dyfishtë: intervenimit të NATO-s dhe i bashkëdyzimit të progresit ekonomik dhe atij demokratik”, ka shkruar kryeministri.

Ai ka thënë se nesër do t’i vizitojë tre policët e kidnapuar nga Serbia që u liruan dje.

“Gjatë qëndrimit tim në Londër, morëm lajmin e gëzueshëm për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat speciale ushatarke e policore të Serbisë me 14 qershor. 13 ditë pas ata janë në Kosovë e me familjet e tyre. Nesër do t’i takoj për t’i falënderuar për qëndresën dhe për t’u uruar mirëseardhje”, ka shkruar Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje më të madhe për mandatin e ri

Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për orarin e reduktimeve të planifikuara për të dielën, këto vende mbesin pa rrymë

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Përfundon numërimi i votave të rregullta, procesi zgjedhor hyn në fazën finale

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje më të madhe për mandatin e ri

Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për orarin e reduktimeve të planifikuara për të dielën, këto vende mbesin pa rrymë

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Përfundon numërimi i votave të rregullta, procesi zgjedhor hyn në fazën finale

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën