Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave pasi që dyshohen që kanë poseduar dhe shpërndarë substanca narkotike.
Sipas aktakuzës, të pandehurit me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V. K., në bashkëveprim dhe me qëllim të shitjes kanë poseduar dhe shpërndarë substanca narkotike të llojeve të ndryshme, duke ua shitur ato personave të ndryshëm.
“Gjatë kontrollit dhe bastisjes së shtëpive të të pandehurve, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 270.45 gramë kokainë, 146.79 gramë heroinë të përzier me paracetamol dhe kafeinë, si dhe 10.97 gramë marihuanë. Substancat narkotike ishin të ndara dhe të paketuara në qese najloni, të gatshme për shitje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Po ashtu i pandehuri i parë me inicialet M.K. ka kryer edhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragraf.1 të KPRK-së./teve1.info/







