TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtohet numri i të prekurve nga fruthi, IKShPK publikon shifrat e fundit

by Teve1
7 minuta ago
0
A A
IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) i njofton qytetarët se rastet me fruth vazhdojnë të regjistrohen në vendin tonë, duke e bërë të domosdoshëm vazhdimin e përpjekjeve për rritjen e mbulueshmërisë me vaksinim dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, gjatë periudhës 16 prill – 15 nëntor 2026 janë konfirmuar gjithsej 336 raste me fruth, prej të cilave 37 janë regjistruar gjatë javës së fundit.

Raste të fruthit janë regjistruar tek qytetarë, pjesa dërmuese fëmijë, nga 24 komuna të Kosovës.

Mbi 95% e rasteve të konfirmuara i përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR, që mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

Këto të dhëna theksojnë rëndësinë e vaksinimit si masa kryesore për parandalimin e sëmundjes dhe kufizimin e përhapjes së saj.

Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Vaksinimi me kohë i mbron fëmijët nga kjo sëmundje dhe ndihmon në mbrojtjen e komunitetit, përfshirë foshnjat dhe personat që, për arsye shëndetësore, nuk mund të vaksinohen.

“Krahas vaksinimit sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, IKShPK, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, po vazhdon vaksinimin plotësues (catch-up) për fëmijët që kanë mbetur pavaksinuar ose nuk i kanë marrë të dy dozat e parapara”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë këtij viti, përmes këtyre aktiviteteve janë vaksinuar mbi 4.120 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç. Ky rezultat është dëshmi e rëndësisë së angazhimit të prindërve dhe profesionistëve shëndetësorë për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve.

IKShPK u bën thirrje të gjithë prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe, nëse kanë humbur ndonjë dozë, të kontaktojnë ekipet e vaksinimit për ta plotësuar atë sa më parë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Rama: Nuk duhet të kalojë në heshtje, Serbia duhet të njohë Kosovën

Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel: E turpshme

Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel: E turpshme

Shiroka-Pula takohet me ambasadoren e Izraelit, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

Shiroka-Pula takohet me ambasadoren e Izraelit, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

Rritet konsumi i rrymës, ASK-ja jep detaje

Rritet konsumi i rrymës, ASK-ja jep detaje

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Rama: Nuk duhet të kalojë në heshtje, Serbia duhet të njohë Kosovën

Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel: E turpshme

Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel: E turpshme

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Shtohet numri i të prekurve nga fruthi, IKShPK publikon shifrat e fundit

Shiroka-Pula takohet me ambasadoren e Izraelit, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

Shiroka-Pula takohet me ambasadoren e Izraelit, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

Rritet konsumi i rrymës, ASK-ja jep detaje

Rritet konsumi i rrymës, ASK-ja jep detaje

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë

Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, Gucati: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, Gucati: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën