Kombëtarja U21 e Kosovës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, e cila zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 16:00.
Përzgjedhësi i “Dardanëve” të rinj ka përcaktuar 11 futbollistët që do ta nisin nga minuta e parë këtë përballje.
Kjo ndeshje do t’i shërbejë Kosovës U21 për të testuar formën dhe përgatitjen e futbollistëve, si dhe për të vazhduar punën në prag të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.
Formacionet zyrtare:
Kosova U21: Gutaj, Parduzi, Lleshi, Mavraj, Hajdini, Xhemalija, Bujupi, Gashi, Maksutaj, Hasanmetaj, Limani.











